blacaZëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, tha se vendimi hyn në fuqi mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës.Edhe Qeveria e Kosovës theksoi se arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për kufirin. Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Detaje ka dhënë në Twitter zv/kryeministrja tjetër, ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka shkruar se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të heqë barrierën për miellin e Kosovës në mesnatën ndërmjet 14 dhe 15 shtatorit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, tha se vendimi hyn në fuqi mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës.

Ai tha se Qeveria e Maqedonisë beson se këtij vendimi Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet me heqjen e embargos, me çka do të hiqen të gjitha barrierat tregtare mes dy shteteve.(INA)

22:15 – Qeveria e Maqedonisë sot pasdite hoqi masën e ndalesës së importit të prodhimeve të miellit, duke i hapur rrugë tejkalimit të krizës me Kosovën.

Vendimi qeveritar pritet të hyjë në fuqi nesër në mesnatë, ndërsa pas kësaj Qeveria e Kosovës pritet të heq embargon e plotë për prodhimet e Maqedonisë.

Me vendimin e Qeverisë së Shkupit hapet rruga e importit të prodhimeve të miellit edhe nga Kosova, një problematik që nxiti vendimin e palës kosovare për vendosjen e ndalesës për një pjesë të prodhimeve maqedonase, që çoi më pas në vendimin reciprok nga Shkupi me aplikimin e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës.

Me thellimin e krizës tregtare, Qeveria e Kosovës në fillim të javës vendosi embargo totale për prodhimet e Maqedonisë, një vendim që dëmton rëndë ekonominë e Maqedonisë, e cila eksporton mbi 300 milion euro në vit prodhime dhe mallra në Kosovë.

Deri në fund të javës pritet t`i jepet fund krizës tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Maqedonisë. Njëkohësisht edhe shoqata e transportuesve maqedonas MAKAMTRANS pritet të vendos heqjen e barrikadave.  (INA)