gjinekologuGjinekologu, Dr Joachim K. 58 vjeçar ka fotografuar e incizuar rreth 2,000 paciente në një ambient intim privat..Rasti që ka përfunduar në Gjykatën e Qarkut në Frankenthal të shtetit Gjerman, u raportua nga dy asistentë të mjekut. Gjatë tri viteve, gjinekologu me 25 vjet përvojë pune, ka incizuar fshehurazi pacientët e tij, derisa ata ndrronin rrobat, por edhe gjatë rrjedhës së kontrollit mjekësor, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”. Policia në zyrën e tij gjeti një disk në kompjuter me rreth 35.000 imazhe dhe video të ndryshme. Regjistrimet janë bërë duke përdorur një kamerë të fshehur.
Deri më tani në gjykatë janë paraqitur rreth 1.400 femra të “tradhtuara” nga mjeku që i kishte kontrolluar. Është interesant justifikimi i gjinekologut i cili ka deklaruar se videot i kishte bërë për arsye mjekësore profesionale.