plagosje-ulqinPolicia e Malit të Zi ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, me inicialet H. Sh. (25 vjeçar), ka shtënë nga një pushkë gjysmë automatike kundër katër shtetasve të Shqipërisë dhe një banori të Ulqinit, me ç’rast u ka shkaktuar plagë.

Të pesë personat e plagosur janë dërguar në një spital në Tivar, por sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes, në një restaurant të qujtur “Peshkatari i vjetër” afër tregut të vjetër të qytetit në Ulqin. Kosovari, i lindur në Ferizaj, është arrestuar nga autoritetet e Malit të  Zi.Deri të shkëmbim i zjarrit, sipas policisë ka ardhur pas një fjalosje. Raportohet se dorasi është arrestuar një orë pas të shtënave në Bratica.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i lartë në Podgoricë. H.SH ka qenë me banim në Ulqin