Abuzimi me karburantet, Metrologjia nen hetim

Ceshtja e mashtrimit te qytetareve me sasine e karburantit nga kompanite private qe e tregtojne ate ne pikat me pakice, tashme do jete nje objekt hetimi i eksperteve te organit te akuzes. I parashikuar te nise qe nga dita e sotme, ekzistenca e tij eshte bere me dije nga institucioni i Prokurorise se Pergjithshme, sipas burimeve te te cilit, tashme eshte urdheruar Task-Forca e kryeqytetit te hetoje konkretisht mbi nje problematike te tille. Proces ky qe do te perfshije ne fakt te gjitha hallkat e tregtimit te karburantit e ku pjese e hetimit, do te jete edhe Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise. Sic behet gjithashtu me dije, hapi i pare i ketij hetimi, duket se ka qene ai i kerkimit nga organi i akuzes, i raportit te inspektimit prej kesaj drejtorie, ku jane konstatuar edhe shkeljet konkrete nga subjektet private me sasine reale te shitjes ne pikat e pakices se karburantit. Dokument ky i cili ne fakt, sipas organit te akuzes, ende nuk i eshte dorezuar atij ne formen e nje kopjeje, edhe pse kane kaluar disa dite nga publikimi i tij. Ende nuk dihen ne fakt arsyet pse Drejtoria e Metrologjise nuk e ka dorezuar kete raport, edhe pse ka konstatuar mashtrimin e kryer nga 14 subjekte private, me 93 makineri qe i kane vjedhur konsumatoret gjate tregtimit te karburanteve.
Nga ana e saj, drejtoresha e ketij organi, shprehet se pergjigjia ne fakt eshte kthyer dhe se eshte e gatshme ta vere ne cdo kohe, ne dispozicion te organit te akuzes, emrat e subjekteve abuzues, si edhe te gjitha rezultatet e inspektimit. “Ne jemi te detyruar qe ta informojme Prokurorine”, ka deklaruar drejtoresha e Metrologjise, Kozeta Mesiti, gjate nje citimi per mediat. Ndersa ne lidhje me ndeshkimin e abuzuesve me sasine e shitjes se karburantit, ajo tha se te gjitha rastet jane ndeshkuar me masa administrative. “Dhe nuk shikojme elemente te vepres penale. Jane institucione te tjera qe mund te vleresojne nese ka nje veper penale apo jo”, kujtojme se eshte shprehur ajo gjithashtu me nje fakt te tille. Ne nje kohe qe sipas burimeve te organit te akuzes, ne nje rastin e abuzimit me shitjen e karburantit, eshte shkelje penale dhe denohet sipas rasteve specifike permes Kodit Penal, nga gjobe, deri ne 20 vjet burg. Nga ana tjeter, hetimi i prokurorise synon edhe evidentimin e evazionit te mundshem fiskal, qe mund t’i jete shkaktuar buxhetit te shtetit, nga ky lloj abuzimi.
Metrologjia: Nuk i bejme dot publike emrat, s’na le ligji
Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise, kembengul ne faktin se nuk mund t’i beje dot publike emrat e subjekteve abuzues me shitjen e karburantit ne pikat me pakice. Vete drejtorja e saj, Kozeta Mesiti, ne nje prononcim te saj per mediat, pohon se “neni 5 sakteson qe DPM-ja ka te drejte ta informoje publikun, por kjo mund te behet ne mbeshtetje te akteve te tjera ne fuqi”. Qe do te thote sipas saj, se i referohet ligjin per inspektimet, i cili i ndalon ne fakt te beje publikimet e ketyre emrave. Duke pretenduar me tej, se nese realizohen ndryshimet perkatese ne kete ligj, atehere, po, mund te publikohen emrat e subjekteve abuzues.