Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, dhe kjo vjen si pasojë e importeve të pakontrolluara. Ndërsa mielli i përdorur ndaj prodhimeve të bukës rezulton se është me cilësinë më të ulët në Europë.

Në vitin 2014, vendimi i ish-ministrit Panariti për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12% hapi rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vend të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët, duke u justifikuar se do të përdorej për biskota, ëmbëlsira, etj. Ndërkohë, mielli dhe gruri do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Në atë kohë, ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës, dhe se buka bëhej vetëm me miell, maja dhe ujë.

Ndërsa po të flitet për sot, thuajse të gjitha furrat e bukës prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së, për të konstatuar nëse në furrat e bukës mielli me proteinë të ulët përdoret edhe për bukën.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se për vitin 2017 janë importuar rreth 36 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776  ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton.

Nga 36 ton janë importuar 308 ngarkesa me miell,  proteina e të cilit është  mbi  12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth  4  fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket  ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.

Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen  Serbia me 51 588 ton,  e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.

“Fiks Fare” ka zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, i cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.

Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% .

Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën  normën e proteinës më ligj janë 6:

Kodi  Firma e produktit % Pro. në
etikete
% Pro. në
analiza
Lloj i miellit  Origjina
4 Tradicional Serbi 11.31% Për bukë  Serbi
9 Ola Atlas 13% 11.15 Për bukë  Shqipëri
13 Finesa Besnik.shpk Atlas 12.5% 10.92% Për bukë  Kosovë
15 Sillosi Dellino 13% 10.92% Për bukë  Kosovë
17 Premium 12% 10.66% Për bukë  Serbi
18 Sillosi Sofra 12% 11.11% Për bukë  Kosovë

 

Importi i Miellit  2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës

KOSOVA  14 776 ton

SERBIA      12 945 ton

GREQIA    5007 ton

MALI I ZI   3 298  ton

MAQEDONIA   280 ton

BULLGARI  196 ton

ITALIA   165 ton

AUSTRIA   9 ton

Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës

RUSIA   147 594 ton

SERBIA 51 588 ton

UKRAINA             6 010 ton

MAQEDONIA     5 531 ton

KROACIA             1 428  ton

ITALIA   2 406  ton

GREQIA                784  ton

MALI  I ZI             102  ton

TURQIA                47  ton

Shpërndaje artikullin në: