Çfarë ndodh pas vendimit të CAS? Së pari UEFA duhet të ndryshojë tabelën!
Pas vendimit të CAS, Shqipëria ka mundësinë më të madhe në histori për të marrë pjesë në Euro 2016.
Tashmë, UEFA duhet të ndryshojë pikët në Grupin I, duke i dhënë Shqipërisë 3 pikët për ndeshjen me Serinë.
Me këto ndryshime, kuqezinjtë do të jenë përsëri në vend të tretë, por me pikë të barabarta me Danimarkën dhe me një ndeshje më pak.
Për t’u kualifikuar direkt, Shqipëria duhet ta mbylli fazën eliminatore në vend të dytë, ndërsa vendi i tretë e kalon në fazën play-off.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Danimarkës më 4 shtator jashtë fushe, ndërsa më 7 shtator do të presin Portugalinë.
Kurse me 8 tetor do të luajnë ndaj Serbisë në Shkodër, ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Armenisë më 11 tetor.