Agim Çeku: Duhet të mendojmë edhe për mbrojtjen e vendit
Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë edhe për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e vendit. Ai ka theksuar se deri më tani faktori ndërkombëtar na ka imponuar të bisedojmë vetëm për sigurinë, të kemi vetëm forca të sigurisë, të kemi vetëm polici e assesi të mos bisedojmë, të planifikojmë apo të ndërtojmë kapacitetet për mbrojtjen e Kosovës. Në çdo vend tjetër, në çdo vend normal flitet për mbrojtje dhe siguri. Sot, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës është plotësisht e varur nga faktori ndërkombëtar, nga KFOR-i apo nga NATO-ja. Institucionet e Kosovës duhet të nisin të mendojnë për hartimin e planeve dhe të mekanizmave mbrojtës të vendit, ka porositur ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari aktual i PSD-së, Agim Çeku
