Thembra e Akilit nën shënjestër nga maqedonasit
Protektorati ndërkombëtar ofron zgjidhje për në Bashkimin Europian
Hadi Osmani-f.Sllupçan-Zvicër
Në dallgën e shkumbave të mëdha, në oqeanin pa qetësi , me lundra e me anije, po bën ballë me halle e probleme populli fisnik, ndërshekullor, shqiptarët e Maqedonisë të cilët kanë të ndarë zemrën në copë-copë sepse jo më kot janë të degraduar, të vuajtur dhe ende nuk ka “HAPY END ”….ndërkaq jeta vazhdon ndërsa ne presim një shkop magjik, apo dhe një zanë mali të vijë dhe të shndërrojë skëterën në liri, demokraci dhe ajo që më së shumti na dhemb, është drejtësia.Se si është situata në Maqedoni, këtë e dimë të gjithë, edhe ata shqiptarë që jetojnë atje, edhe shokët e mi që janë të shpërndarë në vendet-tejoqeanike dhe unë këtu nga Zvicra, nga një shtet kontinental në Europë, shtet me një element të përbashkët , rregullimin politik, dhe një shtet “Neutral” në saj të rrugës së politikën neutrale.Dhe ne që po shohim këtë dukuri,meditojmë dhe pyesim vehten po sikur të jetë edhe mëmëdheu im kështu, të ketë zhvillim ekonomik, ifrastrukturë, kulturë europiane, dhe fundja një politikë neutrale dhe pa brenga.Ky është vetëm një ëndërr e kurdisur nga unë, sepse realiteti është ndryshe dhe këtë e dimë të gjithë.Paragjykimet se ne do hyjmë në Bashkimin Europian tanimë janë mbylllur.Kjo fuqi e madhe, ia dha “shqelmin” edhe njëherë këtij shteti.Ditë më parë një analiste maqedonase në një intervistë ka thënë se me këtë gjest,Maqedonia nuk bie në “komë”,dhe në këtë rast më së shumti humb BE, ndërkaq këta ende nuk e dinë se kush është humbësi, apo ashtu ua ka qejfi të thonë.Dhe tani të gjitha ata kërkesa që i ka populli po vegojnë po veniten, askush nuk di të tregojë diçka konkrete për popullin shqiptar, si të shkojmë më tej.Por ka opsione të bukura, dhe mbresëlënese nga lideri i PDSH, Menduh Thaçi, protektorati ndërkombëtar. Sipas tij, protektorati ndërkombëtar është zgjidhja e vetme për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza e thellë në të cilën ndodhet. Një vit pas vendosjes së protektoratit duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme, të cilat do të organizoheshin nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kërkoi që qeveria e Maqedonisë të japë dorëheqje dhe që Maqedonia të vendoset nën protektorat ndërkombëtar.Ai këto komente i bëri duke iu referuar dështimit që BE-ja ta caktoj datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit të Greqisë.Zoti Thaçi ka thënë se qeveria Gruevski po zhvillon politikë anti-shqiptare dhe anti-NATO e BE dhe ka shumë të drejtë sepse kjo është degjenerim i madh për shtetin e me këtë edhe për shqiptarët.Nëse kemi parasysh protektorat ndërkombëtar , atëherë kemi të bëjmë më një veprim konstruktiv dhe të modeluar nga ne shqiptarët ku do jetë shumë mirë, gjegjësisht ndryshimin e Kushtetutës ku shqiptarët të jenë pjesë konstituive e shtetit dhe bartës të sovranitetit, të gjitha institucionet shtëtërore dhe relevante të ndahen në barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pra barazi e plotë mes etniteve.Thënë më mirë, protektorati nk është asgjë tjetetër vetëm se varësia e një shteti nga një shtet tjtër më i madh, shtet që ruan një farë autonomie të brendshme dhe disa të drejta të kufizuara në marrëdhëniet ndërkombëtare.Kjo formë do të jetë “Bajpas në zemër”për anën maqedonase, por pse të mos kërkojmë këtë të drejtë, kur ne mundemi ta bëjmë, ide e mirë e Z.Thaçi dhe shpresojmë se do bëhet diçka e mirë në drejtim të kësaj rruge.Tendencat e PDSH në krye me liderin Thaçi janë të drejtpërdrejta dhe tejet domethënëse sepse kjo është dëshmi e kohës se edhe ne jemi pronë e këtij vendi të bekuar.Zaten , edhe ne na duhen kështu ide, sepse pa një “hop”nuk arrijmë kurrë asgjë.Problem qëndron tek mallkimi i “Maqedonisë” dhe këtu po mallkohemi edhe ne.Ndaj, na duhet një protektorat ndërkombëtar, të jemi edhe ne të mbrojtur, qoftë edhe nga Zoti mos na mallkojë, sepse mallkimi nuk është asgë tjetër vetëm se mos hyrja në BE dhe padrejtësitë e shqiptarëve në Qeverinë aktuale.Këta të fundit nga padrejtësitë dhe pakënaqësitë më të mëdha të akumuluara në kokën e popullit, vetëm japin ndonjë deklaratë koti sepse e kanë”Mizën ndër kësulë”.Po shohim në vehten tonë se po zhvillohet një revolucion goxha i madh në shpirt e nuk flet askush se nuk po fillon dita me diell, por nisën nata pa hënë.Kemi faj ne, pra, ka faj populli, ndërsa pjatalëpirësit po rinë në pozitë e nuk mërziten fare për votuesit e tyre.Ideja-protektorati ndërkombëtar është asgje tjetër vetëm se Thembra e Akilit-pika e dobët dhe kulminantë e etnicitetit tjeter, sllavëve në Maqedoni.Përderisa Homeri po shkruante për Akilin, për protektoratin ndërkombëtar do të shkruan historia shqiptare.
(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)