Më shumë azilantë në Evropë në 2009
Numri i njohjeve të kërkesave për azil në Evropë është rritur pak vitin e kaluar. Megjithatë Komisari për Refugjatët i KB kritikon Evropën se po mbyll dyert.
Sot në ditën ndërkombëtare të refugjatëve (20 qershor), Zyra e statistikave Eurostat publikoi shifrat e procesevve të azilit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë vitin e kaluar 317.500 vendime për cështje azili, ndër të cilat ka njohur si refugjatë 78.800 vetë. Kjo shifër është 3 000 më e madhe se një vit më parë. Vitin e kaluar u shtruan 261 000 kërkesa për azil në BE.Rritet numri i kërkesave për azil
Numri i kërkesave për azil është duke u rritur që nga viti 2006. Në atë kohë bëheshin vetëm 191.000 kërkesa të reja për azil në vit. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe luftrave në Ballkan, numri i kërkesave për azil në BE arriti 680.000