Reformat, Fyle viziton Tiranën në 3 maj
“Nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit, por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë.
Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj.
Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të axhendës së zgjerimit”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, komisioneri Fyle pritet të takohet me Presidentin Topi, kryeministrin Berisha, ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Gjithashtu, Fyle do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.
