Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, shprehu keqardhje që BE-ja, siç
theksoi, edhe njëherë nuk mblodhi forca që problemet bilaterale të cilat keqpërdoren në kontekstin rajonal ose global t’i vendosë anash ose t’i ndajë nga interesat e përbashkëta evropiane. 

 “Vendimi që Maqedonia të mos marrë datë për negociata në takimin në Luksemburg nuk do të na bëjë më të motivuar, nuk do të ndikojë pozitivisht në procesin e zgjerimit, e as nuk do të kontribuojë për rritjen e kredibilitetit të BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Konsideroj se kjo nuk do të na inkurajojë të punojmë dhe të investojmë plotësisht në reformat, por do të ishte krejtësisht ndryshe kur ka sistem me vlerë i cili shpërblen sipas të merituarës dhe sipas të punuarës”, deklaroi Milloshoski.

Ai tha fatkeqësishtë Greqia po vazhdon politikat e saj bllokuese lidhur me çështjen e emrit.

“Nuk ishte e papritur. Greqia edhe njëherë para fillimit të takimit paralajmëroi se nuk është e gatshme që të jetë pjesë e koncensusit që Maqedonisë t’i caktohet data për negociata dhe konsideroj se kjo në masë më të madhe ndikon në vet përfundimin, i cili nuk është i volitshëm”, u shpreh Miloshoski.