Apologjetët e Gruevskit
Gjykata para do kohësh e shpalli fajtor një mik timin, kolumnist i jashtëzakonshëm, duke ndarë “drejtësi” me padi private një nga apologjetët më të njohur medialë të pushtetit. “I dëmtuari u ankua se kolumisti e ka ofenduar, ashpër e haptazi, duke i kritikuar qëndrimet e tij. Gjykatësi mbajti anën e njeriut për të cilin e tërë Maqedonia di se është mik I kryeministrit Nikolla Gruevski. Emrat e aktorëve të kësaj farse, kuptohet, nuk do t’i publikoj përderisa procesi nuk përfundon me aktvendim të plotfuqishëm. Por juve gjithsesi do t’ju kujtohet se për cilin është fjala.
Pranoj, në kontestin ndërmjet “të dëmtuarit” dhe mikut tim, unë jam subjektiv. I pari është dhunues në kuptimin e vërtetë të fjalës, kurse i dyti është intelektual, kolumnat e të cilit të gjithë i lexoni me kujdes, madje edhe atëherë kur nuk pajtoheni me të. Prandaj, ndoshta do të ishte e pahijshme të shkruaj për këtë proces po të mos ndodhte një ngjarje e rëndësishme, i cili i parapriu aktgjykimit të turpshëm. Në të vërtetë, para do kohe miku im u ankua publikisht se “i dëmtuari” publikisht në një shkrim në një gazetë, akuzoi gjykatësen se është “pjesë e ekipit të LSDM-së”, “gjykatëse komuniste”, e cila “rrjedh prej një familje komuniste gjykatësish”. Në tekst u bë një kërcënim publik se mund të përfundojë si tre gjykatësit në pesë vitet e fundit, të cilët janë ndërruar nga funksioni dhe kanë përfunduar në rrugë. Dhe, ja pas këtij sulmi direkt mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e gjykatës, miku im është dënuar për mendimin e thënë publikisht – për diçka që askush nuk do të guxonte të dënohej në vend në të cilin sundon e drejta dhe drejtësia.
Megjithatë, seria e padive, me të cilat një grup i vogël apologjetësh mediale të Gruevskit dëshirojnë të çojnë njëfarë “të drejte” të veten para gjykatave të frikësuese, dëshmon për disfatën e tyre të madhe. Edhe pse gjatë kohë dhe pasion dëshiroj do të llogariten për mjeshtër dhe penës, për të cilët rëndom thuhet se kanë dalë nga palltoja e Gogolit, ose për kalorës mesjetarë të shpirtit, për të cilët mund të thuhet se kanë mbirë nën helmetën e Don Kishotit, tash doemos duhet të pajtohem se opinioni publik i njeh vetëm si qaramashë të mjerë të dalë nga “shlici” i Nikolla Gruevskit (po, ai i çeli, në fotografinë mbi këtë tekst, i cili – theksoj! – nuk është fotomontazhë).
Gjatë disa javëve të kaluara me ta bëmë një debat për moralin. Ishte i pashmangshëm. Doemos duhej të tregonim dhe të dëshmonim se një shuplakë njerëzish, të cilët marrin guximin që publikisht të na “gjykojnë” se kemi qenë mercenarë grekë dhe tradhtarë dhe të cilët paralajmëruan likuidim fizik të atyre që s’janë të një mendjeje me ta, në të vërtetë, vetë janë propagandistë të paguar shtrenjtë, kurse disa prej tyre edhe mashtrues dhe dhunues të thjeshtë. Opinioni publik e njeh se janë pa moral dhe duke ditur deklarimin e tyre publik me pushtetin, filloi të pyetet se çfarë qeverie është ajo që mbështetet me njerëz të tillë. Urdhërdhënësit e tyre filluan të ankohen se pse i sjellim në lidhje me Gruevskin. Dhe, normal, të frikësuar të mos i humbin tezgat, dhunuesit me panik nisën nga ajo që u ka mbetur – forca e zhveshur.
Prandaj, na gjykojnë gjykatës të cilët për pak dridhen nga frika të mos shpallen si “komunjarë”. Nga ana tjetër, na “mbrojnë” kolegë të cilët tentojnë të qepin do farë simetrish të rrejshme, duke tentuar të na tregojnë si dy anë të të njëjtit “rrëfim”. Një koleg pardje më tha se kam zhvilluar luftë private kundër “të dëmtuarit” (një budallallëk më të madh nuk kam dëgjuar!). E ka vështirë ta pranojë faktin se në “rrëfimin” tonë të pikëlluar ka dhunues dhe viktima, kurse çdo gazetar faqebardhë doemos duhet të marrë qëndrim të qartë etik kundër dhunës. Çdo gjë tjetër është tradhti e kamufluar e profesionit dhe e moralit në përgjithësi.
Sidoqoftë, mendoj se kemi shkak për optimizëm. Mund të na gjykojnë dhe të na dënojnë (do të shohim, disa procese mund të arrijnë edhe në Strasburg), por nuk mund të fshehin kusht spiun, kush është mercenar, kush përgjon, kush bën lista për likuidime, kush është “referent për informim”, shkurt – kush janë njerëzit nga “shpici” i Gruevskit. I tradhton nervozizmi. Edhe i yni, miku im i dashur i dënuar, nuk është më i vogël, por së paku nuk është e domosdoshme të lavdërohemi me “25 centimetra” nën “shlic” dhe të frikësojmë gjykatëse.
Urdhërdhënësit e tyre filluan të ankohen se pse i sjellim në lidhje me Gruevskin. Dhe, normal, të frikësuar të mos i humbin tezgat, dhunuesit me panik nisën nga ajo që u ka mbetur – forca e zhveshur