image
Adelina MARKU…Një miken time e kishin përcëlluar me parapërjashtim nga puna. ‘’E padëgjueshme , e padisiplinuar , e stisur, megalomane e rrezikshme për shtetin ‘’- ishin argumentet gojore që ia kishin përcjellur ata nga nalt kësaj që është poshtë. Hmmmm!!! 
 ‘’Ti je e padëgjueshme!’’ – i tha shefi punëtores
‘’Si mendoni e padëgjueshme!? ‘’- i tha kjo me frikë
‘’Je e padëgjueshme sepse flet shumë , lla- lla- lla- lla…, ç’të duhet të flasësh, çke fituar nga ato që thua ? Za ideale gine budale, he he , e ke dëgjuar këtë gjë? Sigurisht që po, sigurisht që po. Prandaj , ndërro jetën!’’
Kjo, punëtorja, për një moment shtjelloi në mëndjen e saj se sa qejf kanë shqiptarët fjalët e mençura t’i thonë në gjuhën e atij që të diskriminon…, hmmm, tregues ky, tregues inferioriteti i sëmurë!…
‘’Si mendoni të ndërroj jetën?!-  e shastisur kjo e mjera u vu në siklet
‘’Ndërro jetën , bëju ndryshe. E thjeshtë, pse s’po e mer vesh!
‘’Po unë i kam gati 40 zotëri …dhe nuk e ndërroj dot jetën , më kupton, çt’ju bëj gjithë këtyre viteve, t’iu them se keni qenë kot!?’’- kjo e shkreta vazhdonte me kulturë gjoja…
‘’Po- ia fërshëlleu ky babaxhani- të ndërrosh jetën! Ka një çip që do të të ndihmojë’’
‘’Çip?! E ku blihet ky çip që të ndërruaka jetën?- e habitur e pyeti kjo atë shefin
‘’ Nuk blihet…, përse nuk merr vesh, vihet! – tha shefi

…Një miken time e kishin përcëlluar me parapërjashtim nga puna. ‘’E padëgjueshme , e padisiplinuar , e stisur, megallomane e rrezikshme për shtetin ‘’- ishin argumentet gojore që ia kishin përcjellë ata nga nalt kësaj që është poshtë. Hmmmm!!!
Nuk e këshilloja dot ndryshe, sepse unë atë nuk e njoh për të tillë siç e kanë akuzuar ata nga nalt! Pu pu pu, pastaj dhe e rrezikjshme për shtetin !!!! Po unë ndonjëherë gaboj në njohjen e tjetrit, bij gjykime të gabuara …e kur të tjerët më shastisin me gjykime të këtilla për shoqen time të ngushtë , them , po sikur dhe unë të ndërroj atë çipin. Kushedi se ç’çip mrekullan është ai. Psh, thonë:
– të mëson që një të vërtetë të mos e ndash publikisht,  por ekskluzivisht nëpër kafe dhe mundësisht nëpër nevojtore;
– në rast se këtë të vërtetë dikush ta ‘’jep’’ nëpër nevojtore , në letrën ‘’Si të përdorësh çipin’’ thotë , ‘’Rruaje të pasmen’’ !
– në rast se pranon të vendosësh çipin e modulit 1, në momentin që vijnë zgjedhjet , përdor vaksinën ‘’anti-çip’’. Përse kjo? Pasi , ka rrezik që në zgjedhjet e tjera të fitojë ai shefi tjetër i çipit të modelit 2 dhe  organizmit tënd i nevojitet kohë për t’u adaptuar në këtë lloj çipi të modelit 2 ose edhe 3 , nuk i dihet;.
– Çipi të mrekullon, sepse të liberalizon mendimin. Si? Nga askushi bëhesh dikushi. Hmmm, është momentum artistik ky shndërrim, është delir, është orgazëm jete.
– Çipi të mëson se kur të bëhesh dikushi, duhet doemos të mësosh leksionin e shefit që thotë: ndërro jetën ! Qoftë ai shefi numër 1,  o numër 2 o ai numër 3.
– Në fund fare përsërit : rruaje të pasmen!
– Dhe ka një reklamë të këtillë: ‘’Ho, ç’pret, më vej…se t’a vura

Pastaj, u ktheva tek lotët e shoqes sime. Ca qyra anash i ishin lëshuar , por s’ka gjë. I thash se çipi s’ka ç’i duhej. Le ta vazhdonte jetën pa atë çipin, pra le të lejonte që nga 30 të kalonte në të dyzetat,  por pa çip të futur. Nuk do e mbante mënd pastaj dhe emrin e vet sikur të vendoste çipin, sepse çipi të shlyen kujtesën, këto janë efektet anësore të çipit.
Doemos që dhe unë nuk mund të vë çipin tjetër…, unë dua të vazhdoj kështu , pa çip. Kushedi se ç’pseudonim më kanë lënë në gjuhën e kafeneve ( ku bëjnë politikën) këta që kanë çipin.. Në gjuhën e dosjeve që ca spiunë shqiptarë i kishin shkruar tim eti (me urdhër të shtetit që disiplinonte çdo gjë dhe gjithkë), kuptoj se e kanë ndjekur babanë tim merr emrin DERBI..
DERBI sot është:‘’ Në garë’’…dhe im atë më mësoi se jeta është të rrendësh me ide, si marathonomaku , por të rendësh pas qëllimit e me ide …
Unë dua të jem DERBI edhe për ata që kanë vënë çipin, vërtet dua! Pasi, s’dij ndryshe. Dhe si unë ka shumë të tjerë …më shumë se sa që duam të pranojmë ne vetë….Jemi në garë idesh tani! Jemi shumë !

Doemos që dhe unë nuk mund të vë çipin tjetër…, unë dua të vazhdoj kështu , pa çip. Kushedi se ç’pseudonim më kanë lënë në gjuhën e kafeneve ( ku bëjnë politikën) këta që kanë çipin.. Në gjuhën e dosjeve që ca spiunë shqiptarë i kishin shkruar tim eti (me urdhër të shtetit që disiplinonte çdo gjë dhe gjithkë), kuptoj se e kanë ndjekur babanë tim merr emrin DERBI..