Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshave tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e SHQIPËRISË. Si qytetarë duhet t`i respektoni ligjet por ka regjime si ai i krimbave të FYROM-it, që duhen kundërshtuar e jo pranuar. Për to jam duke folur. Kemi nevojë urgjente për UNIFIKIMIN e veprimeve politike.

Propozoj të përcaktohet racionale cilido mendim,ndjenjë apo veprim që është në mbështetje të funksionimit dhe rritjes së përshtatshme të së tërës në të cilën bën pjesë, dhe irracionale atë që priret të dobësojë apo të shkatërrojë të tërën.

Njeriu ka dy aftësi – për të mirë dhe për të keq – dhe ai patjetër të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes, bekimit dhe mallkimit, jetës dhe vdekjes. Madje as perëndia nuk përzihet në zgjedhjen e tij, ai i ndihmon duke ia dërguar lajmësit e vet, prijësit për të predikuar normat që çojnë në realizimin e së mirës, ta identifikojnë të keqen, të paralajmërojnë dhe të protestojnë.

Kam ardhur e jam pajtuar me faktin se duhet të kalojmë nga garat e shpejtësisë në vrapime të largësive të mëdha.

Moderatori i Forumit politik “Liria Kombëtare”,

Aurel Dasareti, 2010-06-08, Arizona

/07 Jun 2010/A.D. në www.lajmet.com