Rasti i Sopotit është bllokuar në labirinthet e gjykatave.Në kohën kur të gjithë presin një vendim të Gjykatës Supreme të Maqedonisë për këtë rast, cështja ende nuk ka arritur në këtë institucion. Këtë e konfirmon për ALSAT edhe numri një i Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski. Fajin për këtë Vangellovski e hedh te Gjykata themelore Shkupi 1, më saktë te njëri prej avokatëve.
“Cështja për kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm e dorëzuar nga pala mbrojtëse e të akuzuarve ende nuk ka arritur te Gjykata Supreme e Maqedonisë. Jam informuar se ka pasur disa pengesa administrative në kuptim që njëri prej avokatëve, bëhet fjalë për në avokat nga Kumanova, ende nuk ka pranuar lëndën me shkrim që duhet të pranojë nga Gjyqi, nga ku janë bërë përpjekje maskimale të kryhet pranimi, duke përfshirë edhe thirrje telefonike deri tek ai avokat, nuk e di emrin e tij, nuk di se për këtë bëhet fjalë, bëhen përpjekje sa është e mundur më shpejtë në mënyrë administrative të kompletohet lënda dhe si e tillë të parashtrohet deri te Gjykata supreme e Maqedonisë ashtu siç e shef ligji për procedurë penale”, thotë Jovo Vangelovski, kryetar i Gjykatës supreme.
Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 konfirmojnë për ALSAT se lënda dhe kërkesa e palës mbrojtëse ende është në duart e tyre. Kryetarja e Gjykatës themelore Shkupi 1, Lidija Nedelkova, në linjë telefonike për ALSAT tha se lënda për rastin e Sopotit, ndodhet në Gjykatën themelore Shkupi 1, por për të dërguar të njejtën në Gjykatën Supreme dhe për të kthyer në Gjykatën themelore në Kumanovë duhet një mendim nga prokuroria. Vangellovski tha gjithashtu se Gjykata pasi të pranojë lëndën dhe ankesën e palës mbrojtëse do të shqyrtojë të njejtat në mënyrë të shpejtë. Shqyrtimin e lëndëve në Gjykatën supreme e përcakton sistemi kompjuterik dhe më pas lënda do të dërgohet për përgjigje te Prokurori publik, tha Vangellovski.
“Atje ka një procedurë për dhënien e përgjigjeve, për atë nuk e di sa atyre do t[u nevoitet, pas shikimit të shkrimeve do të marrim mbrapa lëndën bashkë me përgjigjen me shkrim të Prokurorit publik. Kur lënda do dorëzohet në Gjykatën supreme, do të jepet gjykatësit që do të caktohet me kompjuterë, ndërsa deri tek gjithë gjykatësit që. Më pas do caktohet seancë kur do të shyqrtohet lënda. Seancat janë të rregullta, një herë në javë në Gjykatën Supreme”, sqaron Jovo Vangelovski.
Për rastin e Sopotit ekzistojnë dy kërkesa nga pala mbrojtëse, njëra është për përsëritje të procedurës dhe tjetra për rishshqyrtim të jashtëzakonshëm të lëndës. Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati me mbi 150 vjet burg. Pesë prej tyre vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës,ndërsa, në mungesë janë dënuar edhe 6 banorë të tjerë të Sopotit.Së fundi Gjykata e Apelit, e cila shqyrtoi rastin e Sopotit për personat e dënuar në mungesë, vërtetoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, përkatësisht fajësinë e tyre.
Shkëlzen Aqifi