Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sërish ka theksuar se ish- njeriu i fundit i nomeklaturës komuniste, Ramiz Alia, duhet të japë llogari për masakrën e 5 mijë të rinjve në Tivarë.

Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

“Kuvendi duhet të ngrejë një komision hetimor për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje. Ata njerëz që u vranë vetëm për përkatësinë e tyre etnike nuk mund të jenë kurrë të qetë nëse nuk zbardhet e vërteta”- tha Berisha, duke bërë përgjegjëse për vrasjen e 5 mijë të rinjve, brezin e komunistëve që erdhën në pushtet, pas luftës së Dytë Botërore. Kryeministri i bëri thirrje edhe deputetëve që të nisin punën për ngritjen e komisionit hetimor. (INA)