Ujërat e Adriatikut konfirmohen edhe një herë si rrugë transiti në trafikun e lëndëve narkotike në mes të Italisë dhe Shqipërisë.

Kështu kanë shkruar mediet italiane, teksa kanë raportuar se janë sekuestruar dy ton marihuanë, një armë zjarri e llojit kallashnikov, si dhe arrestimin e katër personave në përmbyllje të një operacioni masiv të organizuar gjatë natës nga Guardia di Finanza.

Mësohet se trafikantët janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare, ku autoritetet italiane kanë vënë re edhe mjetin lundrues në det.

Inspektimi i befasishëm ka nxjerr në dritë 2 ton marihuanë. Ndërsa katër personat që ndodheshin në mjetin lundrues kanë përfunduar në pranga.

Mediet italiane raportojnë se që të katërt personat e arrestuar janë me nënshtetësi shqiptare, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme rreth identiteti të tyre.