image

 Sot, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen’, pesëdhjetë syresh që nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, do të udhëtojnë drejt Brukselit. Ata do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian. Axhenda e tyre sot në Bruksel vazhdon me një takim të posaçëm me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack dhe Tanja Fajon. Takimin, bën të ditur njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme, do ta përshëndesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Për udhëtarët e parë të lëvizjes së lirë nga Shqipëria në Evropë është organizuar edhe një tur shëtitës në qytetin e Brukselit