Ambasada e Kosovës konfirmon sulmin në Paris
Ambasada e Kosovës në Paris ka konfirmuar sulmin ndaj ambasadës. “Ky është akt i përdhosjes së stemës së Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht akt vandalizmi e rrugaçërie politike kundër përfaqësisë zyrtare të Republikës së Kosovës në Paris”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, ambasada e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga autoritetet franceze ndërmarrjen e masave të zakonshme në këto raste.
“Organet e hetuesisë së policisë franceze kanë bërë këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe pritshmenite janë që autoritetet e shtetit pranues do të shtrëngojnë masat e sigurisë përreth ambasadës”, theksohet në fund të komunikatës.
10: 15 – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë është sulmuar nga huliganë, të cilët kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, nga burime diplomatike, pllaka e ambasadës është dëmtuar, ndërsa në dyert e jashtme të dëmtuara janë shkruar parulla dhe simbole serbe.
Policia franceze menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij akti që dyshohet se është kryer nga ekstremistë serbë.
Ministria e Jashtme e Kosovës është informuar për rastin dhe sot pritet të jap hollësi lidhur me sulmin e tillë ndaj përfaqësisë diplomatike në kryeqendrën franceze.
Ky është rasti i dytë Brenda një periudhe të shkurtër që në vendet e BE-së sulmohet ambasadat kosovare, pas djegies së flamurit të Kosovës në ambasadën në Romë.