Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicër– Jo më kot një analist i Shqipërisë, tha se si mundet një njeri që është vetëm një ekonomist, një boksier të arrin shumë në këtë Maqedoni dhe të shkelë dinjitetin e shqiptarëve.Dhe kjo është më se e vërtetë, sepse nuk është ndonjë i zbritur nga qielli por është asgjë tjetër vetëm se një megaloman, që shtrydhet e lazdrohet se është dikushi, dhe këtë e ngrejnë në qiell ata njerëz që janë shërbetorë të tij , të vegjëlit e dhelprës, në këtë rast, dhelpra (Gruevski), hyn në kotecin e pulave(Partia në pushtet) dhe i han ata të gjithë, por ndonjëherë edhe I vjell 

Aristoteli ka thënë “Njeriu është kafshë politike”.Jo më kot përdoren këto fjalë në jetën e përditshme sepse me këto thëni ushqejmë trurin tonë të lodhur nga disfatat e njëpasnjëshme të vendit dhe nga bëmat dhe vreri që kemi në zemër.Çdonjëri ndoshta ishte pajtuar me thënien e Aristotelit sepse njeriu është qenie sociale ndërsa me lindjen e pronës private bëhet egoist dhe kështu lindin pakënaqës të shumta në shtet, në jetë dhe në famlje.Por nëse flasim me sy hapur ose tërthorazi ka të drejtë kur e quan njeriun kafshë, por ne për dallim nga ata dimë të flasim dhe të komunikojmë, ndërsa kafshët , këtë mundesi nuk e kanë.Fundja, ky është qëllimi i individit të ndërtojë marrëdhëie me të tjerët dhe të jetojë me ta.Në disa raste njeriu këkron fuqi.Dhe këtë fuqi mund dhe duhet t’a arijë më të tjerë.Por rethanat kontaditat , ambienti dhe ekserienca e jetës e çon njeriun të shkëputet nga instikti personal dhe arrin në egoizëm.Ndoshta do themi pse e gjithë kjo filozofi në tekst por e gjitha kjo ka një qasje na çon drejt një rruge të sigurtë, realitetin e kohës.Jemi dëshmitarë se në vendin tonë , në Maqedoni për çdo ditë gati ka përplasje të njëpasnjëshme me maqedonasit, me vetë shqiptarët, pra me të gjithë.Kjo tregon qartë se duhet dhe ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duhet të ndodhë kjo sot apo nesër.Duke aluduar në atë se njeriu është shndërruar në “kafshë”, ne kemi shembull tipik , kryeministrin e kërij shteti tanimë pa emër , Nikolla Gruevski.Ku është qëllimi i tij dhe deri kur do të zgjasë kjo, këtë e din koha. Ai tanimë nuk po e frenon vehten e tij, por sulmon me të madhe me projekte antishqiptare, dhe fundja edhe antishtetërore, me egoizëm altruist, me frustracione anti shkollore, me demagogji dhe me antishqiptarizëm të tërthortë.Jo më kot një analist i Shqipërisë, tha se si mundet një njeri që është vetëm një ekonomist, një boksier të arrin shumë në këtë Maqedoni dhe të shkelë dinjitetin e shqiptarëve.Dhe kjo është më se e vërtetë, sepse nuk është ndonjë i zbritur nga qielli por është asgjë tjetër vetëm se një megaloman, që shtrydhet e lazdrohet se është dikushi, dhe këtë e ngrejnë në qiell ata njerëz që janë shërbetorë të tij , të vegjëlit e dhelprës, në këtë rast, dhelpra (Gruevski), hyn në kotecin e pulave(Partia në pushtet) dhe i han ata të gjithë, por ndonjëherë edhe I vjell.Sikur të mendojmë pak më ndryshe do vërejmë se ne mundemi ta përdhosim këtë njeri të ligë, duke iu këndërvyer të gjithë , duke dalë në shesh dhe të themi se ky është ai që futi sherr mes shqiptarëve , ky është ai që ndaloi gjuhën shqipe dhe po fut gjuhën maqedonase tek vogëlushët shqiptar dhe ky njeri duhet të largohet nga Qeveria.Kjo është fushatë elektorale për popillin , që ne të gjithë duhet t’a bëjmë dhe ta zbatojmë. Na duhet fuqi, fuqinë e kemi , na duhet ambicje , ambicjen e kemi, vetëm na duhet guxim.Vetëm kështu do të mposhtim tiraninë dhe uzurpimin sllav.Më brengos fakti se partia shqiptare në pushtet, tani po bën karvan nëpër qytete të ndryshme me qytetarët gjoja të arsyetohet me atë se BDI ka arriutur të bëjë shumë, ka premtuar shumë, por ata premtime sikur i harroi që ditën e parë.Duhet ta dijnë se edhe populli tanimë e di se kush janë ata, dhe pse e bëjnë këtë karvan të gjatë e po zgjerohen me të madhe nëpër fshatra e qytete,po hidhen si majmunër nëpër drunj të kapin diçka të ngrënë, kuptohet për vota.Janë të vetëdijshëm dhe po ndjejnë erën e zgjedhjeve të parakohshmë dhe tani mundohen të ndezin shkëndi zjarri e të ngrohin sado pak popullin me gënjeshtra.Po bëjnë lutje mos ndoshta populli është ende në agoni e spo kupton se çka po ndodh në këtë shtet e në vendin e tyre.Mos ndoshta kanë harruar se ky popull nuk ka bukë të hajë, nuk ka strehë kur të jetojë, nuk ka libra për fëmijët e tyre, nuk kanë dru për dimër, nuk kanë dritë në dhomë, këta si duket i kanë harruar, ndaj dhe populli besojmë se do i harron edhe këta një ditë.Varfëria e tejskajshme sikur duket tanimë e ka ndaluar hovin dhe fuqinë e tyre politike, ata vazhdojnë të mbeten egoistë të kohës, por njeriu mban shumë në shpinë dhe një ditë i hedh në tokë të gjitha.Nuk ka më njerëz në këtë vend që duan egoizmin, nuk durojnë më as edhe fijen e flokut në fytyrën e tyre, gjithçka u duket zi dhe kjo tregon se është mbushur kupa e mllefit.Të potencojmë se këta të zi janë deputetët e ministrat shqiptar që po luajnë vallen e djallit dhe nuk meren me vallen e engjujve.Kjo është paradoksi i kohës, sepse shoqëria e civilizimit ka mundësuar që këta persona të humbin edhe unin e vet për interesa personale dhe vetanake.Shoqëria e këtillë po shkatëron një popull, një komb të gjerë shqiptar të cilët e dhanë votën e tyre dhe kjo shkoi huq , por shpresa është e madhe, tanimë do happen portat e zgjuarsisë dhe shpresojmë se do regullohen të gjitha punët që kanë mbetur e shekuj pas mureve të vajit dhe shkretëtirës së pafund.

(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)