image

Shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë dhe jetojnë përkohësisht në botën e jashtme ankohen se gjatë hyrjes në Maqedoni në vendkalimet kufitare nuk lejohen të hyjnë me makinat që i kanë blerë dhe i përdorin në vendet ku pjesën më të madhe të vitit qëndrojnë dhe kanë biznese. Rexhep Miftari nga fshati Gradec i Gostivarit thotë se para një jave, doganierët nuk i lejuan hyrjen në vend sepse makinën e drejtonte me targa kroate të regjistrimit.”Sqarim na dhanë se me veturën nuk mundesh të hysh në Maqedoni, për arsye se vetura është me targa të Kroacisë, nuk është e Maqedonisë, pra duhet të jetë me targa të Maqedonisë. Më thanë që veturën mund ta lë jasht kufirit ndërsa ti mundesh të hysh. Kërkova sqarim për shkaqet, ata më thanë se unë jam shtetas edhe i Kroacisë po edhe Maqedonisë dhe se duhet të kem vetëm një adresë vendbanimi” tha mërgimtari Rexhep Miftari. Përpjekjet e tij mëse një orëshe që të hyjë në Maqedoni me makinën e tij me targa kroate ishin të kota. Rexhepi në këtë rast detyrohet të paraqes pasaportën kroate dhe vetëm në këtë rast autoritetet doganore e lejojnë të hyjnë në Maqedoni pasi në pasaporten vendbanimi i tij  është Kroacia. Ai por edhe mërgimtarë të shumtë që janë paraqitur në Alsat me probleme të ngjajshme frikësohen nga sanskione të mundshme apo në humbjen e vendbaimit në Maqedoni, por ata janë të vendosur që me cdo kusht të mbrojnë vendbanimin në Maqedoni. “Si mund ta realizoj atë pasi atje punoj, e si mund të tërhiqem nga atje kur atje kam shitore, punë, përderisa këtu kam tokë, këtu i kam fëmijët, familjen. Më thanë nuk dim, kështu ligji na kanë sjellur dhe ne duhet të rrespektojmë të njejtin” tha Miftari. Nga Ministria e Brendshme dhe Doganat thonë se ky nuk është rasti i parë pasi gjatë javës së kaluar ishin paraqitur më tepër persona me probleme të nejta. Sipas tyre mërgimtarët duhet të caktojnë një adresë të vendbanimit e cila do të jetë e përhershme, kurse ju mbetet atyre  të vendosin se a do të jetë ajo në Maqedoni apo në vendin ku punojnë dhe jetojnë. Kjo sipas MPB-së në asnjë rast nuk nënkupton se qytetarët do të mund të humbin  dokumentet e udhëtimit dhe shtetësin e Maqedonisë. Nga Dogana thonë se nëse qytetarët vendosin ta marrin adresën e përhershme të Maqedonisë janë të obliguar ta regjistrojnë makinën me targa të Maqedonisë dhe për këtë nuk do të kenë probleme me ligjin. Verica Pavllovska