Isa Mustafa “kundër” Fatmir SejdiutNë zyrën qendrore të LDK-së sot paradite ka qenë tepër “nxehtë”. Të mbledhur si zakonisht në selinë qendrore, disa anëtar të kryesisë dhe aktivistë kanë dalë një nga një nga selia e LDK-së por asnjë nuk ka dashur të prononcohet para medieve.

Por ka qenë një deklaratë e Isa Mustafës që ka nxjerrë në sipërfaqe atmosferën “e nxehtë” në selinë e LDK-së. Ai duke u larguar nga selia e LDK-së, i pyetur nga gazetarët se a të është “plotësuar dëshira me prishjen e koalicionit me PDK-në: Mustafa ka thënë se nuk pajtohet me këtë vendim të tashëm për tërheqje nga koalicioni dhe se ky veprim ka qenë dashtë të merret më herët e jo në këtë kohë.

Kjo deklaratë e Isa Mustafës ka “acaruar” edhe më shumë raportet brenda LDK-së në kohën e fushatës zgjedhore që po i mban kjo parti.