image
Qytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike. 
“Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete.  Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike… Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat  për t’i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit…Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar.
Sipas Idrizit për rënien e besueshmërisë ndaj politikës, fajtor janë vetë politikanët, të cilët prioritet kanë realizimin e interesave të tyre personale.
“Pas daljes nga mandati i tyre si politikanë do e shihini edhe vetë, do të thotë se ngritën pallate të mëdha, ngritën fabrika gati se po nga ata të cilët fshihen pas perdes se nuk janë ata. Të cilët janë pronarë të njërës apo tjetrës, të tenderëve të ndryshëm, apo ku ta di unë se çka e çka. Krejt kjo tregon se rinia është zgjua nga gjumi dhe tani ajo donë ta mare fatin e saj në duart e veta…”, shton profesori Idrizi.
Edhe qytetarët e anketuar nga Alsat-M, shprehen se kah moti kanë humbur besimin tek politikanët.
Të pyetur se sa sa u besojnë politikanëve, pasojnë edhe përgjigjet…!
“Bash hiç nula, ku mos me e humb besimin, fukarat dalin s’kanë bukë me hëngër”
“Relativisht pak”.
“S’ju besoj aq, se kurxho s’janë duke punuar për popullin, për atë”.
Ndryshe anketat e fundit flasin se qytetarët në numër të madh kanë humbur besimin tek subjektet politike dhe dita ditës është në rritje numri i qytetarëve  të cilët shprehen se në zgjedhjet e ardhshme do të abstenojnë. Ndërkohë që alarmante është gjendja edhe me ata të cilët janë të papërcaktuar.
Bedri Rexhallari