KOSOVA, TË DEKONTAMINOHET NGA TRADHTARËT DHE SPIUNËT E DIKURSHËM DHE TË SOTSHËM TË SERBISË!
*** Ibish Broja: “Hajde, hajde oj hafi ku ma kini starën Serbi”! –Athua vallë, ende ka këso “hafijash” në Kosovën e pavaraur, a?!
***Ata qe ne forma te ndryshme bashkepunojne dhe, nuk duan te shkeputen nga Serbia, le t’i haje dreqi le te shkojne ne Serbi “derisa nuk i ka zene zhegu”, si thote populli.
*** Zoran Angjellkoviq: “ Ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm të Kosovës, Zoran Angjellkoviq flet për bisedimet e harrruara midis Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1998, si dhe për kontaktet e tij që ende i mban me përfaqësuesit e establishmentit të sotëm në Prishtinë.” (Shih: Aleksandar Apostolovski, 19/09/2010// http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).
Të mos harrojmë kurrë se, edhe uji fle, por propaganda e ndyrë antishqiptare serbe, kurrë nuk fle!
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Politika” e Beogradit e datës 19 shtator 2010, në të cilën është publikuar artikullli me titull “Njerëzit e Thaçit vijnë në Beograd”! – Kjo është diçka më se skandaloze dhe e tmerrshme.
Për këtë rast skandaloz dhe ndyrë antishqiptar, askush nuk mund ta fajsojë kryeministrin Thaçi, sepse ai nuk është bodyguard as detektiv privat as shtetëror i ndonjë spiuni dhe tradhtari që është infiltruar në qeverinë e tij, ose në institucionet dhe në organet e tjera shtetërore të Kosovës, por ai është vetëm kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryetar i PDK-së. Por kjo nuk do të thotë që kryeministri i Kosovës përmes mekanizmava edhe instrurmeneteve përkatëse, të mos interesohet për zbulimin dhe për idenetiifikimin e atyre spinunëve dhe bashkëpunëtorëve shqipfolës të Serbisë (pavarësisht kanë qenë ose jo anëtarë të qeverisë së tij të sotme, ose të qeverive paraprake të Kosovës).
Mirëpo, nëse pohimet e Zoran Angjellkoviqit ( i dëshmuar si çetnik nacionalsocialist dhe si dora e djathtë e kryekriminelit Slobodan Milosheviq, të cilët së bashku kanë meritat dhe përgjegjësinë kryesore për agresionin pushtues të Kosovës, për vrasjet, për ekzekutimet dhe për maskrat masive të shqiptarëve, për spastriumin etnik, për gjenocidin e kryer ndajj tyre, si dhe ndaj djegjes së Kosovës shkrum e hi gjatë viteve 1989-1999) vërtetohen të sakta nga organet kompetente të sigurisë dhe të policisë së Kosovës, sigurisht se, së shpejti do të zbardhen emrat e atrye spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, “të cilët i përkasin establishmenit të sotëm të Kosovës dhe ende mbajnë kontakte me Zoran Angjellkoviqin”(Po aty, http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).
Kujdes, politika dhe propaganda e Slobodan Milosheviqit ende “mbijeton” në Serbi së bashku me larot e tyre në Kosovë, edhe në kohë paqeje (1999-2010)!
Shtrohet pyetja pse ka deklaruar kështu diç skandaloze Zoran Angjellkoviq, kuadër dhe shërbëtor i dalluar i regjimit çetniko-fashist të pinoçetit serbomadh Slobodan Milosheviq, i cili sipas artikullshkruesit ende mirret me “diplomaci” dhe me “politikë” të fshehtë, edhe pse nuk është drejtpërdrejt në pushtetin shtetëror “demokratik” serb të Boris Tadiqit (kryetar).
Përgjigjja është shumë e thjesht pse u zgjua nga “vdekja klinike” Zoran Angjellkoviq (“kryetar i OB-së së hekurudhave të Serbisë”): Së pari, për t’u rikujtuar politikës aktuale serbe se si “ në vitin 1998 pushteti i Slobodan Milosheviqit nuk e ka njohur Ibrahim Rugovën si kryetar të Kosovës, nuk i ka njohur institucionet paralele të Kosovës, nuk e ka njohur programin arsimor të tyre, mirëpo, herë më pak e herë më shumë në fshehtësi ka biseduar me të.” (Po aty); së dyti, për ta kompremetuar dhe vënë në dyshim përpara shqiptarëve qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, duke qenë se tani priten bishtbisedime midis palës serbe dhe asaj shqiptare lidhur me “çështje teknike”, të cilat me ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë, me gjasë, do të përmbyllën me njohjen e statusit special të autonomisë së pakicës serbe në Kosovë.
Kontaktet e fshehta të Zoran Angjellokoviqit me shqiptarë(dje dhe sot)?
Si shkas për t’i treguar “aftësitë” e politikës dhe të propagandës së nëndhshme serbe për rekrutimin dhe për bashkëpunimin me spiunët dhe me tradhtarët shqipfolës, Zoran Angjellkoviq, ka rikujtuar fillimin dhe dështimin e Marrëveshjes me shqiptarët për arritjen e harmonizimit të planprogramve mësimore, si dhe për lirimin e objekteve dhe institucioneve shkollore për nxënësit dhe për studentët shqiptarë në Kosovë(1998).
Duke qenë se shqiptarët me të drejtë kanë hudhur poshtë planprogramet shkollore serbe, ndërkohë(më 1998) serbët kanë gjetur Organizatën Humanitare “Shën Eugjidio” të Vatikanit me në krye monsinior Vinçenco Pali, që të ndërmjetësonte në arritjen e një marrëveshjeje kompromisi të arsimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Mirëpo, fatbardhësisht edhe kjo përpjekje e politikës mashtruese serbe ka dështuar me turp, sepse elita akademike shqiptare e ka hudhur poshtë një marrëveshje të tillë antishqiptare.
Zoran Angjellkoviq e ka marrë si shembull këtë Marrëveshje të dështuar me qëllim që ta vërë në dijeni opinionin e sotëm, se për nismën dhe për konkretizimin e saj, Beogradi zyrtar ka zhvilluar bisedime të hapta dhe sekrete me pjesëtarët e palës shqiptare siç ishin Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani.
Sipas autorit A. Apostolovski: “Në prapavijë të atyre bisedimeve, Angjellkoviq shpeshherë është takuar me Fehmi Aganin në kafenet dhe në hotelin ‘Grand’ të Prishtinës. – Agani ishte njeri dhe negociues korrekt. Kemi ndejtur dhe biseduar në kafene miqësisht dhe lirshëm, pa kalkulime. Nuk jemi fshehur aq shumë. Takimet tona nuk i kemi caktuar me telefon. Ka qenë një vajzë tek unë, e cila shkonte dhe ia dërgonte porosinë atij…Dr. Fehmi Agani ishte këshillëtar i Ibrahim Rugovës dhe anëtar i delegacionit shqiptar në takimet e Rambujes në Paris, është vrarë në Prishtinë nga bombardimi i NATO-s.” (Po aty).
Fehmi Aganin e vrau Serbia gjenocidale, jo NATO-ja!
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur takime dhe biseda të tilla ndërmjet palëve të interesuara në konflikt. Mirëpo, në rastin konkret, Zoran Angjellkoviq i “ thyen dy rrenë” në të njëjtën kohë, me qëllim që post mortem ta denigrojë dhe ta komperemetojë figurën dhe veprën politike, kombëtare dhe atdhetare të Prof.Dr. Fehmi Aganit, si dhe ta shpërfytyrojë të vërtetën, sepse Akademiku ynë i shquar Fehmi Agani në shprehjen e pikëpamjeve dhe të qëndrimeve e tij kundër okupatorit serb nuk ishte sekret, por ka qenë i hapur dhe tejet konkret, në asnjë moment nuk ka pranuar politikën dhe praktikën e terrorit dhe të gjenocidit serb në Kosovë.
Po ashtu, racisti dhe nacionalsocialisti serb Zoran Angjelkoviq gënjen, kur thotë se “Fehmi Agani është vrarë në Prishtinë nga bombardimet e NATO-s”(Po aty)!
Akademiku i ndjerë Fehmi Agani nuk është vrarë nga sulmet e NATO-s, por është ekzekutuar barbarisht nga kriminelët çetniko-fashistë të hordhive pushtuese policore serbe të Zoran Angjellkoviqit dhe të Slobodan Milosheviqit. Akademik Fehmi Aganin e kanë vrarë “policët serbë Predrag Nikoliq dhe Zoran Xheletoviq, më 6 maj 1999 në afërsi të Fushë-Kosovës”, të cilët ende janë në liri.Kjo është e vërteta! Mirëpo, çetniko-fashistët e tipit Zoran Angjellkoviq nuk ushqehen me të vërteta, por gënjeshtra, me spekulime, me gracka dhe me shpifjet më të ndyra për t’i realizuar qëllimet e tyre gjenocidale dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve në Ballkan.
Cilat janë kontaktet e sotme të Angjellkoviqit me Kosovën?
“Zoran Angjellkoviq pohon se ende mban kontakte me shqiptarët, të cilët i përkasin establishemntit të sotëm të Prishtinës. –Para disa mbrëmjeve me telefon më kanë thirrur pesë shquptarë, të cilët vijnë edhe në Beograd. Disa prej tyre kanë qenë edhe anëtarë të qeverisë së Thaçit. Njëri prej tyre ishte ndër të parët, i cili e ka marrë pasaportën tonë.”( // http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).
Në fund, pyetjes së intervistuesit të tij, Aleksandar Apostolovski , se “ a do të duhej të fillonin bisedimet për çështjet teknike midis Serbisë dhe Prishtinës, Zoran Angjellkoviq i është përgjigjur pozitivisht, sa më parë, aq më mirë, sepse gjithmonë do të gjendet ndonjë Pal (aludon në Vinçenc Palin, mediatiorin e “Shën Eugjidios”, i cili ka dështuar në përpjekjet e tij, që të arrihej një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit lidhur me çështjet e arsimit dhe me kthimin e nxënësve dhe të studentëve shqiptarë në shkollat dhe në fakultetet e tyre – mh).”(Po aty).
Sido që të jetë qëllimi dhe prapavija politiko-propagandistike e këtyre pohimeve hipotetike të këtij trabantii dhe vagabandi politik të Slobodan Milosheviqit, institucionet dhe organet përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës, nevojitet të jenë në nivelin e kërkuar të përgjegjësisë dhe të kryrjes së detyrave të tyre, që kanë të bëjnë me rujatjen dhe me mbrojtjen e interesave vitale të popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.
Edhe pse Zoran Angjellkoviq ka deklaruar se mban kontakte të fshehta me disa “ish-anëtarë të qeverisë së Thaçit”, këtë duhet ta marrim me rezervë, sepse asnjërit prej tyre nuk ua ka përmendur emrin dhe mbiemrin për shkak të mbrojtjes sl idenritetit të fshehtë të tyre. Mirëpo, gjithashtu, kjo nuk do të thotë që ne “të vihemi në gjumë”, duke qenë të sigurt se, nuk ekzistojnë bashkëpunëtorë të tillë të serbëve dhe të Serbisë.
