Vis mona sali...jpg i diasshowShuquri Sejdijaj
Astrit Gashi

Stokholm 15 shtator

Të dielën më 19 shtator në Suedi mbahen zgjedhjet e përgjithshme: parlamentare, rajonale dhe lokale. Me këtë rast zgjidhen 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatë të 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.

Në zgjedhjet për parlamentin e vendit partitë duhet të fitojnë së paku 4 përqind të votave për të fituar të drejtën e përndarjes së mandateve. Për parlamentet rajonale ky prag zgjedhor është tre përqind kurse për zgjedhjet komunale nuk ekziston fare.
Në zgjedhjet e sivjetme kanë të drejtë vote afër 7 milion e 100 000 suedez, gjë që është për 200 000 veta më shumë se në zgjedhjet e vitit 2006 . Këtë vit sipas shume sondazheve numri i atyre qe do te dalin në zgjedhje do të shënoi shifrën rekorde.

Të huajt që jetojnë në Suedi dhe posedojnë nënshtetësi josuedeze gëzojnë të drejtën e votimit për zgjedhje komunale me kusht që në Suedi të jenë regjistruar në librat amzë së paku tri vite para se të mbahen zgjedhjet. Ndërsa për të votuar për parlamentin suedez patjetër duhet te kenë shtetësi suedeze!

Llogaritet që në Suedi sot jetojnë mbi 50 000 shqiptarë dhe shumica e tyre të moshave mbi 18 vjeç kanë të drejtë vote. Pjesëmarrja e ardhacakëve shqiptarë në zgjedhjet e kaluara nuk dihet me saktësi por është vlerësuar si jo e kënaqshme. Në të shumtën e rasteve kjo gjendje është shpjeguar si pasojë e integrimeve të tyre të dobëta në shoqërinë suedeze. Kjo gjendje ka ndryshuar shumë këto vitet e fundit dhe butësisht thuhet që shqiptarët në Suedi janë integruar mirë tani.

Po kështu përfshirja e tyre në jetën politike të Suedisë ka shënuar ngritje dramatike. Ndërsa para dhjetë vitesh mund të numëroje me gishtërinjtë e njërës dorë kandidatët shqiptarë në listat zgjedhore për kuvendet komunale sot nuk mjaftojnë as gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve bashkë.

Do theksuar se vetëm për parlamentin e Suedisë sot figurojnë emrat e gjashtë personave me prejardhje shqiptare: tre prej tyre janë kandidat të Partisë Socialdemokrate, e cila për vite të tëra ka qeverisur Suedinë, dhe tre të tjerë kandidat të Partisë Popullore (Liberale). Së paku dy nga këta kandidat kanë gjasë të mira të zënë vend në parlamentin e Suedisë. Dhe nëse do të ndodhë kështu atëherë do të shënohet një epokë historike për ardhacakët shqiptarë këtu. Por gajasët janë vetëm gjasa dhe shumë lehtë mund të ndodhë e kundërta.
Kandidatet shqiptare qe kanë hyrë ne garë për parlamentin e Suedisë, fushatën e tyre e kane nisur si është më së keqi duke lëshuar mesazhe patriotike e fetare dhe duke bërë më shumë fushatë kombëtare, ku po ti lexosh ne rrjete te ndryshme sociale mendohet se ata po konkurrojnë për parlamentin e Kosovës apo te Shqipërisë!

Shqiptaret te cilët kandidojnë ne Suedi është dashur te marrin pak mësim nga sportistet shqiptarë te cilët janë edhe kreatoret e lojes se përfaqësuese suedeze ne futboll: Emir Bajrami si dhe ne futbollin e femrave Kosovare Asllani, pra këta dirigjojnë me Suedinë e politika është larg por mund te konsultohen me oktopodin paul ndryshe gjasat janë te vogla”

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve komunale zhvillimet janë më optimiste, sidomos në komunat e vogla.

Pjesëmarrja e ardhacakëve shqiptarë në jetën politike natyrshëm tregon për rëndësinë e angazhimeve të këtilla sepse pozita e tyre ekonomike dhe politike vazhdon të mbetet gjithnjë e dobët. Kjo gjendje e të qenarit ”dobët” vërehet veçanërisht edhe në vet organizimet e ardhacakëve shqiptarë të përshkuara kryesisht si vetorganizim ”tallava”.

Është shume rëndësishme qe te huajte te dalin ne zgjedhe dhe te votojnë për kandidatet e tyre. Nese ndodhe qe te huajte të mos dalin ne një përqindje te madhe ne zgjedhe pritet qe partia ultra nacionaliste e Demokratëve të Suedisë te marrin një përqindje mbi 9% ku do te jete shume vështire te formohet një qeveri duke injoruar këta pasi qe te dy blloqet me te mëdha politike kane deklaruar se nuk do te bashkëpunojnë me këtë subjekt politik i cili e donë një Suedi te pastër pa të huaj.

Veprimtaritë parazgjedhore në Suedi kanë nisur qysh nga fillimi i këtij viti por temperatura e fushatës si rëndom është ngritur një muaj para ditës zgjedhore. Gara qendrore zhvillohet ndërmjet dy partive më të forta të vendit, në mes të Partisë Socialdemokrate të udhëhequr nga Mona Sahlin, dhe Partisë Moderate të udhëhequr nga Fredrik Reinfeldt, kryeministër aktual i vendit. Të dy këto parti nuk arrijnë të sigurojnë shumicën e domosdoshme të votave ndaj kanë formuar aleanca partiake që kryesisht përshkruhen si aleanca blu e borgjezeve me moderatët, liberalët, demokristianët dhe centristët dhe opozita kuq-blertë me socialdemokratët, majtistët dhe ambientistët.

Çështja e punësimit, tatimet, zbutja e dallimeve sociale dhe përmirësimi i mirëqenies së pleqve janë ndër më kryesoret që dominojnë diskutimet, debatet dhe fushatën zgjedhore në planin e brendshëm. Kurse sa i përket politikës së jashtme ka dominuar çështja e trupave suedeze në Afganistan dhe anëtarësimi apo mos anëtarësimi në Nato. Dallimet ndërmjet blloqeve politike sa i përket Afganistanit nuk janë aq të ndjeshme si në rastin e raportit ndaj Natos, ku kuq-blertët definitivisht janë kundër.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara që manifestoheshin me fushatë zgjedhor në rrugë e sheshe, vizita shtëpiake e forma tjera tradicionale, fushata e sivjetme u përshkua me paraqitje intensive në Facebook, Twitter, blogje dhe mediume tjera sociale.

Grupit të shtatë partive parlamentare sivjet siq e cekem me larte ka gjasë ti bashkohet edhe një parti djathtisteve, Partia e Demokratëve të Suedisë, e cila në zgjedhjet e kaluara ka shënuar suksese duke fituar disa vende në kuvendet e disa komunave në jug të Suedisë. Kjo parti ka arritur të fitojë simpati ndër njerëzit e pakënaqur me politikën suedeze të migrimit.

Sipas sondazheve të ndryshme ka qenë vazhdimisht aleanca borgjeze ajo që do të mund të dal fituese në zgjedhjet e sivjetme. Por nëse shumica e votave do tu jepen opozitës kuq-blertë atëherë Suedia do të fitonte për herë të parë një femër me postin e kryeministrit të vendit dhe ajo do të ishte Mona Sahlin.

Edhe kjo pjese e Skandinavisë ndoshta do te dëshironin te kenë për here te pare një kryeministër femër, por është shume vështire te ndodhe!! Kandidimi i Mona Sahlin për kryetare të partisë kohe me parë nuk konsiderohej efikas sepse ajo me pare kishte qenë e trazuar dhe kritikuar ashpër nga media dhe ndjehej e molisur nga etiketimet e llojllojshme. Bile me një rast pat vendosur të largohej nga politika si viktimë e dominimit mashkullor në politikën suedeze.

Largimi i përkohshëm i Mona Sahlin nga skena politike atëherë partisë socialdemokrate i shkaktoj kokëçarje të madhe kryesisë së partisë dhe kryetarit të saj Göran Persson i cili pas një kohe shumë të shkurtër u obligua ta ftonte ate perseri në kryesin e partisë socialdemokrate dhe ti ofronte asaj poste të ndryshme në qeverinë e udhëhequr nga vetë Göran Personi gjatë tetë viteve sa ishte në pushtet dhe me pas i liroj edhe vendin e kryetares se partisë! A do te merr perseri timonin veterania e kuq e bluve është vështire te mendohet edhe pse kundër kandidati i saj Fredrik Reinfeldt, kryeministër aktual i vendit gëzon një popullaritet me te madh edhe pse qeveria e tij ka dështuar në fusha të ndryshme të jetës si p. sh. punësimit, integrimit, politikës së jashtme, krijimit të kushteve për zhvillim të sektorit privat, shkollimit si dhe afera te ministrave te tij!
Pra Suedia, ne mëngjesin e 20 shtatorit do te zgjohet me shume befasi te cilat do te jene një pjesëmarrje rekord ne zgjedhje, përqindje e madhe e fituar ne jug te Suedisë nga ana e partisë nacionaliste të Demokratëve të Suedisë ku me fitoren e tyre qyteti i Malmos do te këtë skena te ngjashme dhune si ato te Kopenhagës ne Danimarke! Shpresohet qe te huajte te dalin ne zgjedhe masovikisht dhe te izolojnë këtë grup, përndryshe nëse fitojnë një përqindje te madhe atëherë Suedia do te mund të detyrohet të gjejë zgjidhje jashtë blloqeve politike ose bashkëpunim me nacionalistët SD gjë deri më tani e kanë hedhur poshtë këtë mundësi të gjitha partitë parlamentare.

Fakte për Suedinë

Suedia është monarki kushtetuese me sistem parlamentar
Shef i shtetit: Mbreti Carl XVI Gustaf
Kryeministër: Fredrik Reinfeldt
Kryeqyteti: Stokholmi
Sipërfaqja: 449 964 km katror
Banorë: 9 373 379
Valuta: kruna suedeze (SEK)
Dita kombëtare: 6 qershori
Zgjedhjet e përgjithshme: Të dielën e tretë të shtatorit në çdo katër vit

Shqiptarë në listat e zgjedhjeve për riksdagen (parlamentin e Suedisë)

Adnan Dibrani (S), Varberg (Halland)
Avni Dervishi (FP), Skåne – Västmanland – Kalmar län
Nuhi Bajçinca (FP) në Borås
Adrian Kaba (S) Rosengård në Malmö.
Mexhide Spahia (FP), Blekinge län.
Aurora Pirraku Eriksson, beteendevetare, Västerås

Disa emra të shqiptarve në listat e zgjedhjeve për kuvende të komunave dhe rretheve në Suedi:

Bashkim Jashari (FP), Landskrona
Arba Kokalari (M), Stockholm
Dëshira Flaknör Vrajolli (M), Värmdö
Rexhep Ademaj (M), Gunnared në Göteborg
Kamer Bytyqi (M) Hörby
Xhilda Bushati (KD) Värnamo
Qazim Gosalci ( C) Falköping
Rasim Hulaj ( Fp ) Falköping
Ejup Ramadani( S) Falköping
Bahtiar Selaci (S) Kristianstad
Muhamet Thaqi (S) Kristianstad
Lirije Latifi (S) Malmö
Kujtim Bahtiri (S) Uddevalla
Shkurte Xhemajli (M) Stafanstorp
Zymer Kuqaj (S) Kalmar
Raif Mehmeti (S) Nybro
Dardan Drini (S) Nybro
Beda Krasniqi (M) Nässjö
Adelina Sejdijaj (S) Varberg
Shukrije Pllashniku (S) Ystad
Aurora Pirraku Eriksson(S), Västerås

Sigurisht që mund të ketë edhe të tjerë, por për këta kandidat kemi dijeni se do të garaojnë në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 19 shtator 2010