SË PARI, NJOHJA E KOSOVËS NGA KOMBET E BASHKUARA DHE NGA SERBIA, PASTAJ BISEDIME ME BEOGRADIN, PSE JO!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Realisht dhe logjikisht, ky do të duhej të ishte strategjia e agjendës kushtëzuese dhe racionale e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Prishtinës ndaj përmbushjes së kërkesës së Beogradit, të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara për hyrë në bisedime dypalëshe apo shumëpalëshe me palën serbe. Në kuptim të ngushtë, ky do të duhej të ishte parimi i reciprocitetit midis dy vendeve, të cilat, hëpërhë nuk e njohin njëra-tjetrën.
Mirëpo një kushtëzim i tillë nuk ka ardhur në shprehje, për shkak se si politika, diplomacia, ashtu edhe ligjet e Kosovës janë të varura dhe të ndërvarura nga Plani i Marti Ahtisarit, sipas të cilit minoriteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe, do të fitojnë statusin special të autonomisë së tyre politike, territoruale dhe administrative.
Kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
është jo vetëm në dijeni, por edhe i vullnetshëm të bisedojë me Beogradin për njohjen e statusit special të minoreritetit serb në Kosovë, por vetëm mbi bazën e reciprocitetit, ato të drejta ql do t’u njihen “komunave serbe në veri të Kosovës, t’u njihen edhe komunave të Luginës së Preshevës.”(www.kospres.com, 13.09.2010).
Kontraversa politike
Kryeministri Sali Berisha, në njërën anë, ka deklaruar se: “Kjo Rezolutë ka treguar se Serbia hoqi dorë nga pretendimet e saj për negociata rreth statusit të Kosovës, kurse në anën tjetër, thotë se “komunave serbe në Veri të Kosovës, do t’u njihet statusi special…”((www.telegrafi.com, 13 shtator 2010).
Atëherë lind pyetja, si është e mundur që Rezoluta 109825 e AP-së së Kombeve të Bashkuara (9.09.2010), që është në mbështetje të bisedimeve serbo-shqiptare, të ketë qenë “një fitore e madhe për Kosovën”, ashtu siç ka konstatuar kryeministri Sali Berisha?!
Mirëpo, me gjithë këtë kontradiksion politik, kryeministri Sali Berisha, kësaj radhe, para se të fillojë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (sipas Rezolutës së konfirmuar nga AP-ja e OKB-së, më 13.09.2010), sinqerisht e pohoi të vërtetën se fillimi dhe përfundimi i bisedimeve serbo-shqiptare, do të shpjerë në njohjen e statusit special të serbëve në Kosovë, iu pëqeu apo jo kjo qarqeve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kësaj radhe, kryeministri shqiptar Sali Berisha, u shpreh për një nuancë ndryshe nga homologu i tij në Prishtinë, i cili krahas përshëndetjes dhe cilësimit pozitiv të Rezolutës së theksuar si “fitore e madhe për Kosovën”, ai përmes një interviste të tij dhënë “TV KLAN KOSOVA” ka deklaruar se “nuk përjashtohet mundësia që komunave serbe në veri të Kosovës, t’u njihet statusi special, por i njëjti reciprocitet, do të duhej të vlente edhe për komunat shqiptare në Luginën e Preshevës.”(www.kospress.com, 13 shtator 2010).
Pavarësisht se çfarë thuhet në përmbajtjen e Rezolutës 10980 të AP-së së Kombeve të Bashkuara për kompromisin e arritur politik të Serbisë me BE-në dhe me Kombete e Bashkuara, të miratuar me konsensus më 9 shtator 2010, pala shqiptare nuk duhet të hyjë në bisedimet e tilla, sepse, ashtu siç kemi konstatuar edhe më parë, epilogu i bisedimeve të tilla, do të jetë në favor të njohjes së statusit special të autonomisë politike të serbëve në Veri Kosovës.
Për një rrezik të tillë, tanimë, është në dijeni edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, por jo edhe kryemaknia drejtuese politike dhe diplomatike e qeverisë së Kosovës. Përkundrazi, kryeministri Thaçi ka deklaruar se me arritjen e Rezolutës 10980 të AP-së së Kombeve të Bashkuara, “… Serbia de facto e ka njohur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.”(www.telegrafi.com,13.09.2010)!
Sali Berisha i gatshëm për t’ta takuar me Boris Tadiqin në Tiranë ose në Beograd!
Tani, sa është “i shqetësuar” dhe i preokupuar me këtë problem serioz (jo vetëm për Prishtinën, por edhe për vetë Tiranën, sepse bashkësia ndërkombëtare, do të ushtrojë trysni të madhe ndaj autoriteteve zyrtare të saj, në mënyrë që ato ta bindin Prishtinën për të lëshuar pe ndaj kërkesave të Beogradit për njohjen e autonomisë politike të pakicës serbe në Kosovë) kryeministri Sali Berisha,” i ka bërë thirrje presidentit serb Boris Tadiq që ta vizitojë Tiranën dhe ka thënë se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ai në mundësinë e parë që do t’ia ofrojë Beogradi. Po ashtu, Berisha kërkoi nga Beogradi që të heqë dorë nga ultranacionalizmi në veriun e Kosovës.”(Shih: Kosovës.http://www.kospress.com/portali/lajme/kosove/16-kosove/15478-statusi-special-parimi-i-reciprocitetit-//).
Pavarësisht se çfarë kanë deklaruar për opinion qarqet drejtuese të Kosovës, të cilat janë gëzuar aq shumë që Serbia arriti kompromisin politik me BE-në dhe me Kombet e Bashkuara në favor të ngritjes së dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili kompromis u mbyll me aprovomin me consensus të Rezolutës 10980 të AP-së së OKB-së (9 shtator 2010), temë bosht e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë zgjidhja e statusit politik të pakicës serbe, atëherë nuk mund të thuhet se, në negociatat e ardhshme ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe, nuk do bëhet fjalë edhe për statusin e Kosovës, edhe pse kjo çështje është mbyllur sipas Rezolutës 10980 të AP-së së OKB-së, të aprovuar më 9 shtator 2010, të cilën Prishtina e përshëndeto pa asnjë rezervë.