Me datën 31 tetor do të zhvillohet në Bruksel, evenimenti artistik Miss Albania në Benelux. Ky aktivitet përtej kontureve të një konkursi bukurie, do të përbejë evenimentin kulturor të vitit për shqipfolësit e Belgjikës dhe më gjerë pasi që tani kemi konfirmime pjesëmarrje nga bashkëkombësit tanë nga Italia, Anglia e Suedia.

Konkursi në vetvete i ofron vajzës fituese mundësinë e pjesëmarrjes në Miss Shqipëria dhe po ashtu në Miss Earth Albania, pa konkurs. Përveç të gjitha premisave për një hyrje në botën e modës, vajza fitues merr edhe një çek si dhe dhurata të ndryshme nga sponsorit e aktivitetit.

Po ashtu spektakli Miss Albania në BENELUX përben edhe mundësinë më fantastike për bizneset që u ofrojnë mallra dhe shërbime shqipfolësve të diasporës pasiqë ai do të transmetohet nga të dy kanalet televizive shtetërore TVSH dhe RTK si dhe nga një numër i rëndësishëm mediesh të shkruara. Organizatorët e spektaklit kanë paraparë edhe mundësi të tjera reklamimi për Sponsorët që duan të behën pjesë e këtij spektakli.

Për vajzat e interesuara:- ju lutem të dërgoni dy foto si dhe një përshkrim të shkurtër tuajin në adresën e redaksisë journal.albania@gmail.com para datës 02.10.10

Për sponsorët:- mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e redaksisë journal.albania@gmail.com ose në nr e tel 0032/476. 39 49 23

Shitje biletash : journal.albania@gmail.com

 Miss Albania në Benelux