SANXHAKU KRAHINË AUTONOME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS !
Menjëherë pas shpalljes së pluriparticizmit në ish RSFJ, në të gjitha trojet etnike shqiptare nën ish RSFJ, përveçse në trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi, u organizuan referendume.
Krahas referendumit për Autonomi Politiko-Territoriale të organizuar nga shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) nën Serbi, apo të referendumit për Republikën e Iliridës, të organizuar nga shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Strugës, Ohrit, Prespës, Manastirit, Përlepit dhe Velësit) nën IRJM, edhe shqiptarët e Sanxhakut, me kryeqendër Pazarin e Ri (Jenipazarin), e organizuan dhe e mbajtën referendumin e tyre, përmes të cilit Sanxhakun e shpallën Krahinë Autonome e Republikës së Kosovës.
Mbajë mend që në ato vite, menjëherë pas vitit 1990, në Gjenevë të Zvicrës, pata rastin të takoja njërin nga aktivistët e atëhershëm të Krahinës së Sanxhakut, Zotin Sulejman UGLANIN.
Tani nuk e dijë se ku bëhet ky zotëri dhe pse e tradhtoi vullnetin e sovranit popull të Sanxhakut, ashtu siç e tradhtoi edhe:
Zoti Riza HALIMI, nga Presheva, vullnetin e popullit shqiptar të Preshevë – Medvegjë – Bujanocit, dhe edhe
Zoti Nevzat HALILI nga Tetova, vullnetin e popullit shqiptar të Luginës së Vardarit.
Gjykoj që , rinia heroike e Krahinës së Sanxhakut, e përkrahur edhe nga të gjitha degët e Frontit Demokratik te Bashkimit Kombetar (FDBK) në Republikën e Kosovës, duhet që, tani e në të ardhmen, bashkarisht të punojnë dhe të veprojnë për riaktualizimin dhe jetësimin e vullnetit të sovranit popull të Krahinës së Sanxhakut.
Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe unë personalisht, në cilësinë e Kryetarit të FDBK-së, si dhe të gjitha degët e FDBK-së në Republikën e Kosovës, shprehim gatishmërinë tonë publike për të dhënë kontributin tonë patriotik për çdo detyrë që do të na ngarkonte rinia heroike dhe populli trim i Sanxhakut.
Gjithashtu, gjykoj që, ne shqiptarët, gjatë rikonfigurimit të ri të Ballkanit, që do të fillojë shumë shpejt, nuk guxojmë të humbasim asnjë pëllëmbë të trojeve etnike të Shqipërisë Historike, prandej duhet të punojmë që Serbisë t’ia rimarrim, jo vetëm krahinën e Sanxhakut dhe të Kosovës Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), por edhe Krahinën e Toplicës, e cila gjithashtu ka qenë një krahinë e Vilajetit të Kosovës, me kryeqendër Shkupin, që e ka pësuar (nga Serbia), pas vitit 1878 (shpërbërjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), njëjtë siç më vonë (pas Luftës së Dytë Botërore) e ka pësuar (nga Greqia) edhe Krahina e Çamërisë.
Përfundimisht edhe ne shqiptarët, dhe mbi të gjithë Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), tani e në të ardhmen duhet të zhvillojmë politikë ofensive (sulmuese), siç kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë sllavët dhe grekët, sipas parimit të tyre “Sulmi është mbrojtja më e mirë!”, kundër ne shqiptarëve dhe trojeve të Shqipërisë Etnike.
Tiranë, më 7 shtator 2010
