PDSH, ndërkombëtarët të ndryshojnë qasjen ndaj qeverisë
Gjendja politike, ekonomike e kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë është e rëndë, kjo si pasojë e politikës së dy partive në qeveri VMRO DPMNE dhe BDI-së, që nuk angazhoen për futjen e vendit në NATO dhe BE. Kështu deklaron Kryesia e PDSH-së, e cila i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndryshojnë qasjen ndaj kesaj qeverie.
PDSH-ja më tej ka akuzuar BDI-në për mungesë kapaciteti për të ndikuar tek partneri i i koalicionit.
“Apelojmë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërojë qasjen ndaj kësaj qeverie, e cila përshkak të politikës së saj të rejshme meriton të ndëshkohet.Kryeministri Gruevski me kokëfortësi e toleron situatën e moszgjidhjes së problemit lidhur me emrin megjithse ai dhe gjith të tjerët e dijmë se kushti kryesorë I integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, është kompromisi I zgjidhjes së emrit.BDI, si partnere vazale e këti kolacioni, nga mungesa e kapacitetit të ndikojë te partneri I koalicionit për tejkalimin e kësaj situate, heshturazi pranon cdo diktat që ia imponon Gruevski conform Interesave të VMRO-DPMNE-së. Populli shqiptarë është tejet i zhgënjyer përshkak të inferioritetit të Ali Ahmetit, dhe bashkëpunëtorëve të tij si ndaj cështjes së integrimit të Maqedonisë në NATO dhe UE ashtu edhe ndaj zgjidhjes së statusit të shqiptarëve në Maqedoni.” , deklaroi Rudina Shaqiri, zëdhënëse e PDSH-së. alsat-m