image
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, tha se nuk është befasuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të mos i dhënë Maqedonisë datë për çeljen e negociatave.
Sipas euroambasadorit,  Shkupi zyrtar nuk ka bërë sa duhet për të përmbushur kushtin kryesor për marrjen e datës, që ishte arritja e kompromisit për çështjen e emrit me Greqinë.

“Nuk kishte ndonjë zhvillim që të inkurajoj Këshillin e Ministrave të BE-së të marr ndonjë vendim, pra ky vendim është edhe një shtytje e madhe për të dyja vendet, Maqedoninë dhe Greqinë që të vazhdojnë me kontaktet mes tyre”, tha të premten Fuere.Diplomati europian ka komentuar edhe ofendimin që kryeministri Nikolla Gruevski i bëri disa mediave gjatë fjalës së tij me rastin e shënimit të 20 vjetorit të VMRO-DPMNE-së.

Fuere rikujtoi se liria e shprehjes nuk është në përputhje me kriteret evropiane.

Ervan Fuere foli për domosdoshmërinë e sjelljes së Ligjit kundër diskriminimit në përpuethshmëri me legjislacionin europian, me ç’rast nevojitet edhe përfshirja e garantimi i të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual.