Sela: Struga po kriminalizohet
“Incidentin e javës së kaluar, dega e PDSH-së në Strugë fuqimisht e dënon dhe ju bën apel qytetarëve të Strugës, që të distancohen dhe ti izolojnë këto të paudhë. Ndërsa, sa i përket “burimeve anonime”, struktura të larta të BDI-së, që incidentin në fjalë e cilësuan si tendencë për rimashtrimin e qytetarëve të Strugës. Është tejet jo serioze për një subjekt që pretendon të ketë legjitimitetin e popullit të japë deklarata të tilla në anonimitet”- tha në fillim të takimit të sotëm me gazetar, kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, Zijadin Sela.
Në vazhdim të këtij takimi të radhës me gazetar, kryetari Sela theksoi: “ PDSH, dega në Strugë, ka më shumë se një vit që ka alarmuar se Struga po kriminalizohet. Prandaj, Zotëri anonym, mos rrini në anonimitet por merrni masa dhe parandaloni këtë të keqe që u kanoset qytetarëve strugan, sepse për këtë dhe keni marrë votë nga populli dhe jo të merreni me organizimin e përvjetorëve të VMRO-DPMNE-së”.
Dr.Zijadin Sela, në vazhdim të pronicimit të tij, u ndal edhe rreth thashëethënave të publikuara për divorce ose jo në BDI. Lidhur me këto informacione, ai mes tjerash u shpreh: “Lideri juaj dhe BDI-ja gjoja ia ka këthyer shpinën Ramiz Merkos ( në ndërkohë ai vazhdon të jetë kryetar i degës së BDI-së) sepse ai na paskësh qënë KONTRAVERZ dhe rrin me njerëz kontraverz!? Po pse, kush nuk është kontraverz në BDI? Duke nisur nga lideri juaj, Merkoja dhe duke përfunduar tek burimi i lartë anonim, sepse s’ju ka ngel më as emër e jo më dinjitet, pra të gjithë jeni kontravers!. Ju pyesim: Kujt doni t’ia shitni këto kotësi? Doni dështimin tuaj t’ia faturoni z. Merko, që ska dyshim se ka dështuar, sepse ka prioritete tjera biznesin personal, por keni dështuar bashkë, Ju, Ai dhe gjithë BDI. E keqja është se faturat e juaja po i paguajnë Shqiptarët me gjak dhe burgje”
Duke folur për këto dështime të BDI-së, ai ritheksoi dhe rikujtoi disa nga ngjarjet që tronditën opinionin jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë, duke potencuar se se fajin askush nuk e merr mbi vete dhe në mënyrë krahasuese theksoi: “Atëhere, kush e ka fajin për bastisjet në Çair, – Izet Mexhiti? Po për vrasjet në Radushë,- Blerim Bexheti? Po për eksodin Kumanovarëve,- Sadulla Duraku? Po për mosintegrimin në NATO dhe BE,-Teuta Arifi (kësaj të fundit ia përkujtojmë se erdhi qershori kur do të shkonte te populli, apo populli se don më pranë tij)?, Xhevat Ademi, Rafiz Aliti, Fazli Veliu… Po për maqedonishten nga klasa e parë, po për Sopotin, po për rastet e Hagës, po për Kërçovën…?
Duke përfunduar këtë konferencë të radhës me gazetar, kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, dr. Zijadin Sela tha: “ Zotërinjë Anonim të lartë të BDI-së, kush ua futi në kokë projektin për të bërë Strugën me shumicë shqiptare? Ju lindi kjo ide në mitingun “ZA TATKOVINATA SE RABOTI”? Kujt i shërbeni ju? Ne jut hemi, bazuar në të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e Atdheut, se Struga ka qënë, është dhe do të jetë shqiptare, sepse në Strugë jetojnë mbi 60% shqiptar”- përfundoi dr. Zijadin Sela. Mehmet Latif