Njoftojmë të gjitha mediat se sot Lëvizja për Bashkim zhvillon aksionin e quajtur “+355”.

Aksioni do të zhvillohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në ora 11.30.

Organizata e të rinjve, Lëvizja Rinore për Bashkim në kuadër të këtij aksioni do të vendosë pllakatin me kërkesën që Qeveria e Kosovës pa asnjë vonesë të fillojë bisedimet me organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë për shfrytëzimin e përbashkët të kodit telefonik shqiptar. Kështu do të shkëpusnim edhe një lidhje me shtetin serb, përkatësisht në vend të prefiksit serb +381 ne do te kishim prefiksin shqiptar +355.

      Po ashtu në kuadër të këtij aksioni, sot në mbarë qytetin do të shpërndahen fletëpalosjet me sqarimin e plotë në lidhje më këtë çështje, ndërsa mbrëmë të rinjtë e organizatë në shumë qytete të Kosovës kanë vendosur pllakate me këtë përmbajtje.

Prishtinë, 4.6.2010                              LËVIZJA PËR BASHKIM

—
Lëvizja për Bashkim,
Prishtinë, Lagjja “Aktash”,
Rr. “Agim Ramadani”, H A-2, Nr. 1,
E-mail: lb@levizjaperbashkim.com
Nr. tel. +381 (0)38 223 255