Bashkimi Europian pritet të rrisë me tej presionin ndaj politikës shqiptare për ta detyruar të gjejë zgjidhjen e krizës politike.
![]() |
|
| BE parajmëron se mosarritja e marrëveshjes rrezikon integrimin |
Ndërkohë në terren pavarësisht disa deklaratave me tone të larta, palët po japin shenja bashkëpunimi.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat shqiptare, të cilat i referohen më së shumti burimeve nga Brukseli, por edhe nga selitë e partive në Tiranë.
Sipas tyre, një takim i grupit të partive popullore europiane dhe atij të partive socialiste europiane ka konkluduar me një draft marrëveshje që duhet të firmoset nga dy krerët e politikës shqiptare, Rama dhe Berisha.
Në thelb të saj është formula tashme e njohur e hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, kontestimi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe ndihma në Komisionin e Venecias.
Në të kundërt mos nënshkrimi i marrëveshjes do të sjellë reperkursione për Shqipërinë deri në pengesën për çështjen e vizave dhe integrimit.
Ndërkohë në terren, pavarësisht disa deklaratave me tone të larta, palët po japin shenja bashkëpunimi.
Në parlamentin shqiptar pritet së shpejti të vihen në tryezë disa ligje të rëndësishme që kërkojnë miratimin edhe me votat e opozitës.
