Rikthehen klandestinët, kapet gomonia me 35 emigrantë në Itali
Një gomone me 35 emigrantë që dyshohet se janë nisur nga brigjet shqiptare është kapur sot nga Guardia di Financa. Gomonia është identifikuar sot në mëngjes 10 milje larg në jug të brigjeve të Santa Maria di Leuca në Lece. Referuar ANSA-s mësojmë se skafisti është shtetas shqiptar.
Mjeti detar është ndaluar në kuadër të mbrojtjes së brigjeve salentine për të ndaluar trafikun ilegal. Media italiane thotë se skafisti shqiptar është ndaluar pasi është vënë në ndjekje nga policia. Klandestinët ishin të kombësisë pakistaneze, iraniane dhe afgane pasi janë zbarkuar në anijet e Guardia di Financës janë dërguar në kazermë për të bërë modalitetet e identifikimit.