SHBA/Kapet banda e drogës,mes tyre shqiptarë
Një bandë e madhe shqiptarësh që trafikonin drogë, është shkatërruar në Shtetet e Bashkuara me arrrestimin e dhjetëra personave në New York, Connecticut dhe në Canada, kanë bërë të ditur burimet zyrtare amerikane, të cilat saktësojnë se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Banda e njohur si “skuadra Krasniqi” e kishte bazën në Queens dhe Staten Island dhe trafikonte marijuanë në New York, Michigan dhe Connecticut. 13 persona janë arrestuar të martën, përfshirë këtu edhe kreun e bandës i identifikuar si Bruno Krasniqi, 26 vjeç, e bashkë me të është ndalur nga autoritetet edhe i vëllai, Saimir Krasniqi. Banda ka nisur të trafikojë marijuanë në vitin 2003. ” Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare akuzohet gjithashtu për rrëmbime, grabitje e trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrës në akte të dhunshme që shërbenin për të themeluar dhe për të mbrojtur operacionet e grupit kriminal”, tha prokurori amerikan në Manhatan, Preet Bharara. Arrestimet janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të FBI-së dhe departamentit të policisë së New York-ut. Hetimet e ndërmara nga FBI filluan në 2003 në Ballkan, Kanada dhe Holandë dhe më pas në Nju Xhersi, Filadelfia, Cikago. FBI beson se dy krerët e bandës janë me origjinë shqiptare
