MPJ: Tre shtatas nga Maqedonia në mesin e të sulmuarve në Gazë
Në anijen ndërkombëtare me furnizime për palestinezët e cila sot u sulmua nga anijet luftarake izraelite ndodhen edhe tre shtetas të Maqedonisë, Jasmin Rexhepi 28 vjeçar, Sami Emin 57 vjeçar, që të dy nga Shkupi dhe Seat Ramadani 44 vjeçar nga Sllupçani i Kumanovës. Sipas informatave që Ministria e Jashtme ka marrë deri tani nga autoritetet e Tel Avivit, emrat e këtyre shtetasve nuk figurojnë në asnjë nga listat e publikuara deri tani. Por nga MPJ theksojnë se situata do të ndiqet më tej, pasi identifikimi i aktivistëve në anije ende nuk ka përfunduar.
“Ambasada jonë në Izrael është në kontakt të përhershëm me Ministrin e punëve të jashtme të Izraelit. Informacionet e fundit prej atje flasin se anijet kanë mbërritur në portin Azhdat. Atje po kryhen të gjitha kontrollet nga ana e zyrtarëve izraelit. Jemi njoftuar se po përgatiten tre lista nga zyrtarët izraelit; lista e parë e të arrestuarve, lista e dytë e atyre që kanë humbur jetën dhe lista e tretë e të plagosurve. Deri tani, na kanë njoftuar se, në asnjërën nga listat nuk ka shtetas të Maqedonisë. Megjithatë ka mbetur edhe një pjesë e madhe e vullnetarëve nga udhëtarët e anijeve, që do të thotë se ka edhe një pjesë të madhe të atyre që nuk janë kontrolluar”, deklaroi Borçe Stamov, përfaqësues i MPJ për marrëdhënie me publikun.
Kontakti i fundit i aktivistëve nga Maqedonia me familjarët e tyre, kanë qenë deri në ora një pas mesnate.
“Në ora 1 pas mesnate lidhjet ishin në rregull. I pamë edha ata edhe gazetarët e AL Xhazirës, Press TV. Në ora 1 ka filmime e se si kanë ndërhyrë ushtarët izraelit. Informata e fundit që kemi marrë nga përfaqësitë konsullore nga shtetet e tjera, flasin se janë arrestuar nga Izraeli, dhe po identifikohen se shtetas të kujt janë. Kjo paraqet një atak të vërtetë ndaj demokracisë. Në shekullin e 21 një sjellje e tillë barbare ndaj një shteti i cili përkrahet nga e gjithë bota, nuk është dëgjuar ndonjëherë. Mendoj se është koha që të reagojë gjithë bota dhe ky terrorizëm të ndërpritet”, tha Mersiha Smajllloviq, bashkëshorte e Jasmin Rexhepit.
“Ne presim të marrim ndonjë informacion, urgjentisht nga MPJ dhe institucionet e tjera, qeveria dhe presidenti. Po presim se ata janë shtetas tanë edhe pse është babai im, ai është njëkohësisht edhe shtetas i Maqedonisë dhe presim përgjigje sa më të shpejt”, u shpreh Fuat Emin, djali i Sami Emin.
Ndërkohë, tre shtetasit nga Maqedonia janë bërë pjesë e këtij aksioni humanitar përmes thirrjes ndërkombëtare ‘Free Palestina” në internet.