Lamtumir Kushtrim, Lamtumir Komandant
Izmit NURA
Prishtinë, Strugë – Shkup , sa rrugë e shkurtër për tu takuar ne të dy….
Idrizovë-Hasanbeg, sa rrugë e gjatë, sa larg, sa afër, oh Zot sa larg.
Atë fundmarsi, ec e ec……dita kishte bërë marrëveshje me natën…kënga jehonte , eh kënga thonë është vaj i burrit. Jehona e këngës së vajit u përhap në çdo cep të atdheut, zogjtë e asaj pranvere të hershme përsërisnin pandërprerë refrenin “kur ka ra Kushtrimi në Kosovë”.
Kaluam kufirin shqiptaro-shqiptar…një zë që na priste në veshët dhe zemrat tona ushtoi “ua bëftë Zoti mbar trima, qe numër kontakti quhet…”
Tiranë, 1999. UÇK. Aradha të gjata. Kryetrimi Skënderbe bekonte “un jam Kushtrimi nga Shkupi , ky një shoku im nga Kumanova”
Un jam Rrapi nga Struga, ky nga Tetova , Kërçova”. “Sonte po rrini në Tiranë, nesër në mëngjes herët do nisemi”, foli shkurt Kushtrimi, atë natë të rehatuar të jetës sime. Nata UÇK .
Prishtinë,2000. Para fakultetit juridik “Si je shoku ….lufta për ne s’ka mbaruar, ne me UÇK e nisëm, me UÇK ta vazhdojmë”, përsëri foli shkurt Komandanti.
Nga beteja në betejë, ku kërkonte atdheu aty ishte komandant Kushtimi.
Armëpushim…urdhër….demobilizim…paqe… marrëveshje….Të gjitha këto ngjallnin dyshim te komandant Kushtrimi.
Ohër gusht 2001. Marrëveshja u nënshkrua .
Paqe paqe. Kjo fjalë hyjnore, përdorej vend e pa vend, e më së shumti nga jopaqedashësit.
Për ndonjë në atë “paqe” të arritur dhe për betejën e ardhshme për pushtet Komandant Kushtrimi ishte pengesë.
Kështu që gjatë një aksioni nga KFORI ai burgoset dhe vuajti 3 vjet në burgun e Dubravës.
Shkup, 2005 kësaj radhe foli gjatë Harun Aliu. Gjithë rrugët çonin herë te Kushtrimi, herë te Komandanti.
Fliste me keqardhje e zhgënjim për bisedat që ka bërë me shokët e luftës.
Fliste për dajën dhe Abazin , por më shumë për Fazliun dhe Aliun , dhimbjen më të madhe e kishte për gjendjen e familjarëve të dëshmorëve, për invalidët e luftës.
I shqetësuar për mos implementimin edhe të asaj marrëveshje që u arrit. I vetëdijshëm për mos marrëveshjet që lindnin, Haruni vendosi të formonte subjektin që e quajti ashtu siç e kërkonte koha, Alternativa Kombëtare.
Kësaj radhe u bën një Kushtrimi, komandanti dhe Haruni.
Urdhri ishte i prerë me burg të përjetshëm…
Po a mund ti merret përjetësisht liria, luftëtarit të lirisë?
I dashur Kushtrim, lajmin për vrasjen tënde e mora këtu në burgun e Idrizovës,
Atë ditë ti ishe këtu në mesin e qindra shokëve të Idealit, që kanë mbushur burgjet.
Ju familja e Harunit, qofsh për jetë të bekuar për djalin që i falët Atdheut, e ti Fisnik i vogël u rritsh tok me idealin e babait tënd.
Lamtumir Kushtrim, lamtumir
Komandant të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë.