SHSHA-ja në Çikago del para opinionit dhe në kancelaritë relevante ndërkombëtare për të alarmuar gjendjen e rëndë të popullit shqiptarë në Maqedoni(dhe në trojet e veta)me skenarët vrastarë dhe të denigrimeve tjera pajada që po i bënë Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Subjekti politik shqiptarë në Maqedoni,ka kohë që e ka humbur hapin dhe kondicionin e vet politik për të nisur përpara kahet e zhvillimit të gjithanshëm shoqëror-ekonomik,arsimor, kulturorë dhe në fushat tjera të jetës. Tash e dhjetë vjet,dy subjektët poltike (PDSH-ja dhe BDI-ja) kanë vepruar në jetën poltike në Maqedoni vetëm përmes kualicioneve ndërpartiake maqedonase,ato që vinin në pushtet. E kemi thënë shtruar se kualicionet ndërpartiake maqedono-shqiptare nuk kanë dhënë as më të voglin rezultat në kahet e jetës shqiptare.Në këtë rrjedhë,vetëm sa janë ndërruar rolet dikur në komunizëm një përfshirje gjoja,,të pakicës shqiptare,,(sic!)gati-gati me 40 përqind të popullit shqiptarë në këtë vend.Tashti në demokraci me ,,rregulla të ditës,,në kualicion për mandatin dhe mbyllja e gojës!

Tërë kësaj i doli tymi kur në Radushë të Shkupit u vranë ende në rrethana të pasqaruar mirë katër shqiptarë për gjoja kontrabanë me armët.Por,sipas burimeve tona të informuara mirë del sheshazi se në këtë aksion sekret të policisë dhe ushtrisë maqedonase janë vrarë dhjetë shqiptarë(vërej.jonë)përmes skenarëve të përgatitur në një kohë të gjatë.Për tërë rrjedhën e dhimbshme të vrasjeve të shqiptarëve,subjektet tona politike BDI-ja dhe PDSH-ja pa asnjë vlerësim paraprak.Heshtjen dhe dhimbjen po e bartë mbi supet e veta populli shqiptarë që tash për tash ka mbetur vetëm në mëshirën e Zotit(sic!).

Pas varrimit të djelmenisë shqiptare,Deputeti i BDI-së dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Tahir Hani duke e ,,vlerësuar,,se gjoja disa ligje qenkan hyrë për miratim në parim(…)me fjalimin e tij të qetë e të kurdisur mirë thoshte se BDI-ja u kthye në Parlament(sic!).Si u kthye dhe kah po shkon ky subjekt politik që Diaspora Shqiptare në Amerikë (dikur)kishte një respekt dhe besim se çështjen shqiptare në Maqedoni do të çojë përpara.E drejta,në këto orë dhimbjeje për vrasjen e djelmenisë shqiptare po shihet qartë se Ali Ahmeti dhe BDI-ja e ka humbur udhën në oborr.As sot e gjithë ditën,nuk dihet se me çfarë marrëveshje bëri kualicionin me Nikolla Gruevskin(?!).A e ka ditur,a është informuar për aksionin(lexo:sekret ushtarako-policor maqedonas)për vrasjen e djelmenisë shqiptare,kur e kur,kanë ekzistuar të gjitha mundësit të arrestohen e jo të vritën pas shpine(sic!!!).Kjo ka ndodhur para syve të Ali Ahmetit dhe BDI-së!Në këtë kulm të krizës dhe të humbjes së besimit,Ali Ahmetit,ia vranë shokët e luftës për liri dhe barazi të shqiptarëve.Ndërkaq,deputeti i përgjumur Tahir Hani në Parlament dhe para opinionit pa asnjë fjalë për ngjarjen në Radushë të Shkupit.Pse po heshtët kjo ngjarje e rëndë kur shteti maqedonas vret qytetarët e vet?!Kush do të flasë dhe kush do të kërkojë zbardhjen e këtij rasti,madje duke kërkuar hulumtim të pavarur nga isntitucionet relevante ndërkombëtare.Askush dhe askush,ndonëse BDI-ja dhe Ali Ahmeti në kualicion me N.Gruevskin e ka të mbyllur gojën(sic!).

Saherë që faktori shqiptarë ka qenë i përqarë në rrethanat e kohës,fqinjët tanë,serbët me maqedonas,malazias e grekë jo vetëm që i farkonin duart po merrnin për bagshish pjesë të tokave shqiptare(vërej.jonë).Edhe në këto orë të dhimbjes shqiptare duhet theksuar se ngërçi politik në Shqipëri rreth Kutive të Zgjedhjeve me kryeneqësinë e Edi Ramës dhe të Sali Berishës,Qeveria e Nikolla Gruevskit,zuri pusinë për vrasje dhe masakrim të shqiptarëve për gjoja kontrabandë me armët(sic!).Për të thyer kurrizin,një gabim të pafalshëm bëri edhe Ministri për Punë të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi,i cili në ditën kur bëhej varrim i djelmenisë shqiptare të vrarë,,viziton Shkupin zyrtar,,(sic!).Nuk është dashur në këto orë dhimbjeje të realizohet axhenda e vizitës,ndonëse po të ishte ndonjë ministër tjetër apo edhe vetë Ministrja për Punë të Brendshme në Shkup,jo vetëm që do të anulonte vizitën po do të kthehej në gjysëm të rrugës!

Ngjarja e rëndë në Radushë po hedhë dritë për gjendjen e rëndë të popullit shqiptarë.Në këto vite,subjektët tona politike shqiptare më shumë po merren me vetvetën se sa për të vënë në plan kahet e zhvillimit dhe të ardhmërisë.Edhe sot,ekziston brenga dhe dilema se cila është e nesermja shqiptare në Maqedoni?Pse tash e njëzetvjetë nuk ka ndryshuar për të mirë gjendja e përgjithshme shqiptare?Çfarë paraqet në kuadër të dispozitabe kushtetuese pushteti lokal,që sipas mendimit tonë shumë kompetenca të këtij pushteti janë bartur në sirtarët e Qeverisë Gruevski.Pse pushteti lokal ku udhëhiqet nga shqiptarët nuk kanë ende projekte zhvillimore ekonomike.Në këtë rrafsh politik,konsiderojmë se mënyra më e mirë dhe pse jo edhe ideja jonë demokratike dhe me frymë kombëtare është që subjektet politike shqiptare në Maqedoni ti kërkojnë falje popullit të vet dhe të bëjnë gjestin e parë dhe shumë demokratik të kthimit të votës sovranit(sic!!!).

Prandaj,në këtë paraqitje para opinionit të gjerë kërkojmë që në të gjitha qendrat e pushtetit lokal që nga Kumanova e deri në Dibër të formohen Komisionet e vlerësimit të Votës së Sovranit,që në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe atë qendrorë ua pati dhënë votën njerëzve për të udhëhequr mirë dhe me projekt-programe kombëtare në institucionet shtetërore në Maqedoni.Ndonëse subjekti politik shqiptarë nuk e dha provimin politik dhe kombëtar,atëherë me parimet demokratike të votës së lirë,në këto çaste të rënda politike dhe të paprspektivës shqiptare,votën e lirë të ktheni në duart e sovranit prej nga e keni marrë me ato shumë premtimet dhe fjalorin lajkatarë.

Dihet se parimet e demokracisë kanë lindur bashkë me idetë e njerëzve ndër shekuj,atëherë duke i marrë parasysh rrethanat aktuale politike të rënda në Atdhe,kërkojmë prej sovranit që këtë parim të demokracisë të bëjmë pjesë të jetës shqiptare.Votën e lirë mund ta japë sovrani,por votën mund të marrë atëherë kur shumë shumë segmente të jetës mbesin mëpër margjinat (vetëm)fjalime të të gjithë atyre që kur dështojnë para popullit të vet,kthimi votës do të ishte një akt shumë i lartë demokratik.Në rrethanat e krijuara,të përqarë dhe pa unitet të kauzës kombëtare,subjekti politik shqiptarë në Maqedoni duhet shpërndarë dhe duhet me e prish kontratën e votimit!Tashti fjalën duhet të ketë populli shqiptarë sovran i fatit të vet!

Kryetari i Shoqatës,
Prof.dr.Astrit MEHMETI
Drejtori Ekzekutiv,
Prof.Skënder KARAÇICA
Sekretari,
Mahmut SKENDERI