Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për të protestuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore serbe në pjesën veriore të vendit. Sipas njoftimit publik nga kjo organizatë, pas shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, është vendosur të protesohet në Mitrovicë, më 30 maj, pikërisht në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë, të cilat janë planifikuar të mbahen në veri si dhe në enklavat të banuara me pakicën serbe.  Me anë të kësaj proteste gjithëpopullore, sipas OVL-UCK-së, do të kundërshtohet ashpër mbajtja e këtyre zgjedhjeve paralele në vendin tonë. Motoja e protestës është parashikuar të jetë,”Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”.