Zhytja në totalitarizëm
Imer Dervishi–Totalitarizmi si koncept i udhëheqjes së shtetit është i njohur për shumicën e masave dhe shteteve, disa nga të cilët edhe e kanë aplikuar si sistem të regullimit shtetërorë dhe të njejtët me kohë kanë kuptuar se ky koncept dhe të ngjajshëm me të janë të dëmshëm për masën që udhëhiqet dhe se në fund bëhet i kobshëm edhe për vetë udhëheqësit apo praktikuesit e të njejtit. Historia flet për raste të shumta të aplikimit të këtij sistemi dhe përmbysja e tyre sigurisht se s’ka qenë në asnjë rast me lule apo diçka të ngjajshme. Tiparet, llojet dhe trajtat si i njejti është shfaqur në shoqëritë dhe shtetet përkatëse dallon varësisht rethanave dhe aspekteve tjera determinuese që e kanë shoqëruar. Duke analizuar me vëmendje zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, sikur idila e sistemit demokratik në heshtje po zhduket dhe dalëngadalë sistemi i regullimit shtetërorë sikur kalon në një sistem totalitarë i cili është përjashtim i demokracisë, funksionimit të shtetit ligjorë dhe sundimit të së drejtës si koncepte bazë të demokracisë.
Demokracia dhe totalitarizmi janë forma qeverisjeje që dallojnë nga njëra tjetra, madje mund të thuhet se janë forma të kundërta të ushtrimit të pushtetit. Totalitarizmi është sistem politik ku pushteti politizon skajshmërisht të gjitha segmentet e jetës shoqërore të njeriut, sistem në të cilin nuk ekziston fjala e lirë, e drejta e organizimi dhe e tubimit. Demokracia si formë e qeverisjes edhe pse s’është e përkryer por megjithatë është forma më e mirë krahasuar me sistemet tjera, të njohura deri më tani, në parim nënkupton sundimin nga populli, por jo gjithmonë ndodhë që populli të jetë i njëzëshëm, andaj demokracia mund të shikohet si sinonim i sundimit të shumicës dhe respektimit të pakicës. Kur jemi tek këta dy sisteme të regullimit shtetërorë, është e paevitueshme qasja që i dallon këta dy sisteme, nga shkaku se objekt trajtimi është sqarimi dhe komparimi pikërisht i këtyre dy sistemeve. Shkaku i dytë është që duhet të sqarohemi është tendenca e kombinimt të këtyre dy sistemve në një, gjë që s’është e mundur por ja që në rrethana tona edhe kjo mrekulli po ndodhë. Populli në përgjithësi, elitat politike, shtresa intelektuale dhe vetë ushtruesit e pushtetit e kanë të qartë se gradualisht po zhyten në një sistem tjetër duke u larguar nga sistemi tash më i pranuar i demokracisë. Janë disa fakte dhe situata që qartë tregojnë rrugëtimin e Maqedonisë për sa i përket ndryshimit të sistemeve udhëheqëse.
Për t’u kuptuar më mirë dhe në formë të argumentuar do përmend disa nga karakteristikat e njërit dhe sistemit tjetër. Parimet mbi të cilat mbështet dhe funksionon demokracia, janë parime univerzale dhe të pranuara ndërkombëtarisht, pamvarësisht traditës, kulturës dhe historisë për shtetin përkatës. Si parime univerzale të demokracisë njihen; Sundimi i shumicës dhe mbrojtja e pakicës, Shoqëri e hapur, Qeverisje e kufizuar me ligj dhe kushtetutë, Ndarje e pushtetit, Dinjiteti njerëzorë dhe shenjtëria e individit dhe Sovraniteti i ligjit. Me qëllim pasqyrova disa nga parimet e demokracisë, dhe njëherësh apeloj tek lexuesit të bëjnë një lidhje mes këtyre parimeve dhe sistemit aktual qeverisës që i thotë vehtes sistem demokratik. Njëkohësisht në vazhdim do paraqes edhe parimet dhe karakteristikat me të cilat shfaqet totalitarizmi si sistem dhe formë qeverisjeje. Parimet e totalitarizmit në fakt janë parime të kundërta me parimet univerzale të demokracisë, dhe si më të njohura janë; Ideologji zyrtare, Parti unike e masës e udhëhequr nga një individ karizmatik apo nga një grup i ngushtë udhëheqës, Dirigjim ekonomik, Kontroll policorë, Monopol absolut në të gjitha sferat, duke mos përjashtu arsimin dhe shëndetësinë, dhe së fundi Krijimi i një armiku absolut dhe permanent. Sikur në rastin e parë ku u përmenden parimet univerzale të demokracisë poashtu edhe këtu thëras lexuesit që të gjejnë vehten me atë edhe karakteristikat e ngjajshme që shoqërojnë sistemin politik aktual që ushtrohet në Maqedoni. Sa për nevojat e mia, besoj do ju ndihmon edhe juve, do shtjelloj vetëm dy aspaktet e shfaqjes së totalitarizmit, kurse parimet tjera do kemi rast që bashkarisht ti shtjellojmë dhe të bindemi se ky sistem qeverisës aktual me metodat e ushtrimit të pushtetit është kryekëput totalitarë dhe aspak demokratik.
Aspekti i parë është ai i ideologjisë zyrtare, apo më mirë thënë imponimi i konceptit të njëmendtë, dhe tendencat e shpërlarjes së trurit, instalimi dhe shëndrimi i një ideologjie partiake në ideologji shtetërore. Këtë ideologjizim ky pushtet e realizon përmes kampanjave të shtrejta dhe kryesisht me mjete buxhetore ( jemi dëshmitarë të shumë kampanjave të tilla ). Kurse parimi i fundit që më bën të bindem plotësisht është krijimi i armikut absolut dhe permanent. Këtë parim pushteti aktual e luan në dy rafshe edhe atë si në rafshin e brendëshëm poashtu edhe në atë të jashtëm. Si armik të brendëshëm paraqiten shqiptarët, kurse në planin e jashtëm armik i pushtetit qeverisës aktual paraqitet Greqia. Aspektet tjera që shoqërojnë këtë sistem që njëherësh janë aspekte totalitariste vetëm e plotësojnë këtë sistem dhe e bëjnë sistem të pastër totalitarë. Për fund, po e them edhe njëherë se tendenca më e rezikshme akoma mbetet kombinimi i këtyre dy sistemeve, edhe pse a’s teoria politke e a’s praktika e ushtrimit të pushtetit, këta dy sisteme asnjëherë s’ka mundur ti shëndrojë në një. Kujdes po zhytemi…