Strasburg, 21 maj  – Ka përfunduar darka në Strasburg midis kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe drejtuesve të Parlamentit Evropian, takim i cili duket se është pa asnjë rezultat.
As kësaj here, evropianët nuk kanë mundur të bindin liderët e politikës shqiptare për të bërë një kompromis, i cili nëse do të arrihej do të ishte historik.

Darka ka zgjatur për orë të tëra në restorant “Korkodili” në Strasburg. Pas takimit që ka përfunduar orët e vona të mbrëmjes së shkuar, Berisha edhe Rama, kanë folur shkurtimisht për mediat. Nga ana e tij, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u shpreh se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Kryeministri i vendit pritet të mbërrij sot në Tiranë, ndërsa Rama gjatë së shtunës. Mendohet se pas dy javësh do të zhvillohet një tjetër takim.