Gruevski: Masa ndëshkimore për incidentin në Kala
Kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me incidentet në Kalanë e Shkupit theksoi sot se dhuna duhet të ndëshkohet dhe dënohet.
“Çdo dhunë, pavarësisht se nga cila ana vjen duhet të dënohet. Të thirren institucionet për të zgjidhur këto çështje që janë të lidhura me dhunën. Apeloj tek të gjithë se nuk guxojnë që këto ngjarje ti shfrytëzojnë për qëllime partiake politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush me këso ngjarje të luaj me ndjenjat e qytetarëve dhe ti shfrytëzojë për interesa private”, theksoi kryeministri Gruevski, gjatë një vizite në qytetin e Prilepit, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kryeministri Gruevski i është shmangur gazetarëve, pas pyetjes së bërë se a do të kërkojë dorëheqje nga Drejtori i Drejtorisë për Trashëgiminë Kulturore, Pasko Kuzman dhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi.
Ai apeloi që me kujdes të ndiqen këto ngjarje dhe të pengojnë ndjenjat tek ata që i kanë të ngritur ndjenjat e tyre dhe sidomos ata siç tha Gruevski që gjatë periudhës së kaluar kanë qenë nxitës të rregullt të këtyre situatave. (INA)