Domonstrata homazh, nis marshimi qytetar drejt Kryeministrisë
13:59 – Ka nisur marshimi homazh drejt Kryeministrisë. Qytetaret me pranine edhe te drejtuesve te opozites jane jane grumbulluar tashme ne qendren e Tiranes per te vazhduar homazhin drejt selise se kryeministrise, ne nderim te tre viktimave te 21 janarit.
13:18
PS fillon shpërndarjen e disa rripave të verdhë që do të mbahen në krah nga ana e FRESSH-it. Janë rreth 500 vetë të cilët pritet që të mbajnë qetësinë në demonstratë dhe të orientojnë njerëzit që do të marrin pjesë në demonstratën-homazh. Në sfond është vendosur një muzikë funebër që do të vazhdojë gjatë gjithë protestës. Janë vënë disa objekte anas rrugës në mënyrë që demonstruesit të mos prekin policinë
13:00
Njerëzit janë mbledhur turma-turma në bulevard. Sheshi para kryeministrisë është ndarë në dysh me hekura të kanë vendosura nga punonjësit e bashkisë, në mënyrë që të realizohet që njerëzit të vijnë nga një anë dhe të largohen nga ana tjetër. Ka shumë forca policie. Nga krahu i bulevardit janë forcat e policisë së rendit, nga krahu i piramidës ndodhen forcat e ndërhyrjes së shpejtë
Në zonën e Zogut të Zi raportohet se ka shumë njerëz që presin në këmbë për t’u nisur drejt qendrës e më pas drejt bulevardit
12:00
Ka filluar të boshatiset nga makinat, sheshi në të cilin do të zhvillohet demonstrata homazh. Forca të shumta policore ndodhen në shesh duke marrë masa për zbrazjen e sheshit, në pritje të demonstratës-homazh në nderim të të vrarëve të një jave më parë, pikërisht në të njëjtin vend. Policia Rrugore po merr masat për largimin e makinave nga
bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa sipas të dhënave, qarkullimi do të ndalohet plotësisht rreth orës 13:30.
Gjithashtu, bëhet e ditur që edhe mediave u është kërkuar të vendosen në një tjetër pozicion, ndryshe nga ai ku ishin vendosur gjatë demonstratës së 21 janarit. Edhe pse një ditë e ftohtë dhe me shi, pritet që demonstrata e sotme – homazh të ketë një numër shumë të madh pjesëmarrësish.
Gjithashtu, para selisë së PS kanë mbërritur me dhjetëra qytetarë në pritje të fillimit të manifestimit-homazh. Kanë mbërritur edhe buqeta dhe kurora me lule në kujtim të të vrarëve si sot një javë më parë. Kurorat mbanin mbishkrime në nderim të demonstruesve të vrarë, të vetmet parulla që pritet të shihen sot gjatë tubimit-homazh të opozitës.
***
PS: Qytetarët, lutje dhe respekt, asnjë përgjigje ndaj provokimeve
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa, u ka bërë thirrje sot të gjithë pjesëmarrësve në demonstratën-homazh që të mos i përgjigjen asnjë lloj provokimi, teksa kërkoi respekt për policët në detyrë. “Opozita e bashkuar i bën thirrje çdo qytetari pjesëmarrës në demonstratën homazh që të vijë me rrobat e zisë, me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes për një paqe të madhe sociale mes shqiptarësh.
Asnjë thirrje, asnjë përgjigje ndaj çfarëdo provokimi gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, asnjë shprehje tjetër veç respekti për çdo polic që sot është në detyrë.
“Policia e Shtetit është e ftuar të bëjë pa asnjë ngurrim të gjithë punën e domosdoshme të saj dhe çdo demonstrues është i thirrur të jetë mirëkuptues e bashkëpunues me policinë.
“U lutemi të gjithëve të respektojnë drejtimin e lëvizjes dhe të mirëkuptojnë ngadalësinë e ecjes në kushtet e posaçme që imponon solemniteti i homazheve të sotme.
“Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. E gjithë bota i ka sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim sot mesazhin e një populli të qytetëruar në rrugën e rivendosjes së demokracisë”, përmbylli Ajtyresa. Edhe dje në një konferencë për shtyp kreu i PS-së, Edi Rama, kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit që të shmangnin provokimet dhe të ndiqnin paqësisht kortezhin në nderim të tre të vrarëve.