Berisha risulmon Ina Ramën: Je mashtruese dhe gënjeshtareKryeministri Berisha ka sulmuar sërish sot prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Duke e quajtur atë mashtruese dhe gënjeshtare, ai i është drejtuar Ramës se kishte përgjegjësi kushtetuese të tregonte se kush e kishte detyruar të gënjente. Duke shmangur hetimin e gardistëve të cilët qëlluan mbi demonstruesit, Berisha i ka kujtuar kryeprokurores se kishte një urdhër nga policia që të hetonte opozitën.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka mbledhur familjarë të policëve që ishin në punë ditën e demonstratës së 21 janarit. Në takimin me ta të zhvilluar në ambientet e Kryeminsitrisë, Berisha i ka ngushëlluar familjarët për dhunën e ushtruar ndaj tyre nga demonstruesit, duke vlerësuar edhe punën e policisë ditën e premte.
Po sot është zhvilluar në ambientet e kuvendit seanca e radhës e komisionit hetimor të ngritur nga parlamenti për demonstratën e 21 janarit. Pasi u deklarua nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës se ata do të hetonin mbi drejtorin e SHISH-it, prokurorinë, si dhe do të mblidhnin deklaratat e opozitës në media, për të vërtetuar paramendimin e dhunës, mediat u nxorën jashtë dhe mbledhja vijoi pa praninë e tyre. Në këtë komision të ngritur me kërkesë të mazhorancës nuk ka pasur përfaqësues të opozitës