Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj sot në mbrëmje akuzave të kryeministrit Berisha. Sipas Ramës Sali Berisha nuk mund ta kërcënojë atë pasi jeta e tij nuk është më e shtrenjtë se ajo e tre personave të vrarë në 21 Janar.

“Sali jeta ime nuk është më e shtrenjtë se jeta e atyre 3 shqiptarëve të shkretë që i vrau dora jote. Unë jam në betejë bashkë me të tjerët, për të cuar përpara një ëndërr të marrë peng, ëndrrën për një Shqipëri europiane, ku populli voton lirisht”.

Kryesocialisti tha më tej se “Nuk ka asnjë hap mbrapa, nuk ka asnjë lëvizje nga pozicioni ynë i qartë dhe i drejtë. Ne nuk e konsiderojmë dhunën një instrument të përdorshëm në kushtet e një beteje për një Shqipëri më të mirë. Kjo është e vërteta jonë e gjithë rrugës nga vijmë dhe ku do të shkojmë, pavarësisht cmimit që do të na duhet të paguajmë, sepse liria të drejtat, bashkëjetesa me barazi përpara vendit tënd nuk ka cmim”.

Duke deklaruar se beteja e opozitës do të vazhdojë, Rama tha se motivi i saj do të jetë vrasja 3 njerëzve të pafajshëm. “Të premten në orën 14:00 përsëri në bulevaerd për një tjetër demonstratë, edhe më të shumtë, sepse kemi më shumë arsye për të qënë. 21 Janari më kujton kongeresin e Lushnjes, ndërsa 28 janari do më kujtojë tre shqiptarët e papunë që erdhën në demonstratë me një cadër dhe me ristelën e një pankarte në dorë dhe u vranë sic vriten vetëm kujt në filmat bardh e zi” (bw)