Vrasjet / Demokratët braktisin Berishën,dorëheqja e tij çështje kohe.
Vrasja e tre qytetarëve nga gardistët që gjendeshin brenda Kryeministrisë,kanë indinjuar të gjithë shqiptarët,pa parë ngjyrat politike.
Një video e publikuar në News24,ku duken të shtënat nga brenda godinës së Kryeministrisë,e ka lënë Berishën pa gjumë ,pasi tashmë mbi qeverinë rëndojnë tre vrasje,që nuk u bënë në perimetrin e Kryeministrisë,por jashtë saj.
Edhe vetë kryeministri Berisha ,ka pranuar në mënyrë indirekete,se vrasjet i kanë bërë gardistët duke thë se “ ekziston gardhi,më pas ekziston mbrapa gardhi dhe më pas ekziston institucioni ,i cili nuk duhet të preket dhe ai që e prek donohet nga ligji”.
Kjo deklaratë e kryeministrrit Berisha ndoshta ishte e gabuar politikisht,sepse tre shtetasit shqiptarë,të moshave 43,45 dhe 50 vjeç nuk ishin banditë,nuk ishin adoleshentë të “papjekur” ,por ishin tre burra ,nga qytete të ndryshme të Shqipërisë,të cilët shkuan në Tiranë për të kërkuar largimin e varfërisë së tyre.
Përveç socialistëve ,tashmë edhe shumë demokratë kanë kuptuar se kryeministri Berisha mban akoma në veten e tij ato që ai ka mësuar nga ish-pacienti i tij , Enver Hoxha.
Kryeministri Berisha historikisht po largohet nga qeveria me dhunë,ashtu si u bë në vitin 1998,ashtu po vijojnë skenat edhe në muajin e parë të vitit 2011,ku Berisha po përpiqet ta mbajë pushtetin me dhunë.
Në çdo vend të botës ,qoftë edhe në Zibabue të Afrikës,të paktën një njeri duhet të kishte hyrë në burg dje,për vendimin që mori dhe ekzekutoi garda demonstruesit.
Prokuroria ka nxjerrë dje në orët e para të mëngjesit gjashtë urdhër-arreste për oficerë të gardës,të cilët akuzohen për vrasje dhe policia bën sikur nuk dëgjon.
I pyetur dje nga mediat,kreu i policisë nuk dha asnjë përgjigje për urdhër-arrestet,duke i lënë popullit të kuptohet se Shqipëria është vend demokratik vetëm për pushtetarë dhe jo për popullin.
Vetëm disa orë pas identifikimit të një personi demonstrues ,i cili mbante me vete armë,policia e arrestoi atë,ndërsa gardistët e akuzuar për vrasje nuk u arrestuan,edhe pse policia e di shumë mirë ku ata jetojnë dhe cilët janë.
Gafa më e madhe ka qenë kur kryeministri Berisha, në mbrëmjen e ditës së premte tragjike, tha se plumbat kishin erdhur nga afër viktimave dhe këtë atij ia kishin referuar ekspertët,madje tha se ishin armë të lehta.
Ditën e shtunë,Berisha pranoi të shtënat e dala nga Kryeministria dhe u përpoq të justifikohet ,por fatkeqësisht indinjoi shumë demokratët,të cilët tashmë nuk i kanë atij besim pas kësaj lloj politike që ndoqi.
Berisha është një nga mjekët më të përkryer,por fatkeqësisht si politikan ka dështuar,pasi nuk është në gjendje të kontrollojë qeverinë .
Deklarata më skandaloze ka qenë e kryeparlamentares Jozefina Topalli,e cila tha se nuk duhet dëgjuar një njeri si Rama,të cilin ajo e karakterizoi në mënyrë personale dhe jo politike.
Kjo taktikë e saj,tregon qartë se nuk ka arsye politike të shprehi dhe mundohet të përdori mënyra të dështuara për të justifikuar tre vrasjet.
Në fakt,Jozefina Topalli justifikohet për deklaratat e saj ,pasi ka “frikë” të lerë pushtetein,se bashkë me atë do të largohen nga puna ata, që ajo ka emëruar,dmth fisi i saj nëpër ambasada kyresore të Europës,nga ku varet e ardhmja e Shqipërisë në familjen Europiane.
Krerë të qeverisë kishin deklaruar se opozita po organizonte incidente,mirëpo treguan paaftësi të madhe organizimi,me pasojë të vdesin 3 qytetarë shqiptarë,të plagosen 60 të tjerë,mes të cilëve edhe 27 efektiva të policisë,nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia nuk deklaroi se dështoi.Berisha e pa veten ngushtë.Berisha ka kuptuar se qëndrimi i tij në pushtet është çështje kohe,por akoma nuk ka kuptuar se po e vështirëson gjendjen politike në vend,me qëndrimin e tij akoma në krye të qeverisë.
Kryeministri Berisha,si një mjek i përkryer dhe një njeri me nivel të lartë,duhet të largohet edhe si kryetar i Partisë Demokratike,për t’ia lënë vendin njerëzve që ka pranë partia që solli demokracinë në Shqipëri.
Partia Demokratike është një simbol për Shqipërinë dhe shqiptarët,Partia Demokratike iu kujton njerzve lirinë e tyre nga komunizmi dhe njerëzit mërziten dyfish,kur shikojnë se drejtuesit e Partisë Demokratike nuk dënojnë vrasësit,njerëzit indinjohen kur dëgjojnë korrupsione kolosale,njerëzit indinjohen kur dëgjojnë se adoleshentët janë vendosur në poste të larta të ambasadave dhe prej adoleshentëve varet e ardhmja e Shqipërisë në BE.
Njerëzit indinjohen kur fëmijët e tyre janë pa bukë dhe ministrat “lundrojnë” në para.Njerëzit indinjohen kur Berishja flet për lajthi dhe bajame.Njerëzit indinjohen kur shikonë se qeveria Berisha nuk mundet të mbajë popullin me punë,pasi ka një popullsi shumë të vogël në Shqipëri,sepse shqiptarët janë një pjesë e madhe emigrantë.
Po sikur të gjithë emigrantë të kthehen në atdhe,çfarë do të bëjë Berisha?.Të gjitha këto doktori i përkryer duhet ti mendojë dhe ti lerë vendin e tij demokratëve që po kalojnë jetën e tyre duke studjuar dha kanë parime më të mëdha politike,demokratëve që do të bëjnë Shqipërinë vend demokrat.