Rama: Nuk ndalemi, demonstruesit europianë nuk qëllohen me armë
Kreu socialist Edi Rama I bëri thirrje Drejtorit të Policisë së Shtetit që të zbatojë urdhërin e dhënë nga Prokuroria,, për arrestimin e gjashtë drejtuesve të Gardës dhe jo urdhërin e një ekzekutori, dhe urdhërat e një pushteti që ka humbur çdo legjitmitet.
Në një konferencë për shtyp kreu socialist akuzoi pushtetin si vrasës të demonstruesve.
“Nuk do të lodhem së përsërituri, për shqiptarët e ndërkombëtaret, se demonstruesit e botës ku duam të integrohemi, nuk qëllohen me plumba”- tha Rama
Sipas Ramës, Saliu lajmëroi antimitungun për të protestuar kundër dhunës, por kundër cilës dhunë do të protestojë ai, tha Rama, kundër dhunës së Gardës apo ministrit të tij.
“Do të vazhdojmë rrugën tonë, nuk zbrapsemi, sepse ky është një udhëkryq ku ndahen dy botë. Ne do vazhdojmë demonstratat, tona pa dhunë paqësisht, me fuqinë e pandalshme të rezistencës qytetare.”-tha ai.