Qetësohuni – MOS përdorni dhunën!

Në emër të Forumit Politik www.liriakombtare.com – Aurel Dasareti, Amerikë

Qytetarë të Shqipërisë,
secili prej nesh duhet të përcaktojë vetë atë që i lejohet dhe atë që i ndalohet.

Sali Berisha dhe Edi Rama janë duke gjakosur Shqipërinë. Turp. Rrezik lufte Vëllavrasëse. Të mos përsëritet katastrofa dhe turpi i 1997-tës. Apeloj te ju qytetarë të nderuar: Mos përdorni dhunën sepse dhuna prodhon dhunën, respektoni policinë. Mos u manipuloni nga këta dy tradhtarë të cilët luftojnë vetëm për xhepin e vet. Në mungesë të alternativës Shqipëria qeveriset nga Mafiozët antikombëtar. Aty ku kafshët më fisnike zhduken, fiton lepuri, që nuk ka kërkesa, jeton i kënaqur dhe vazhdon të riprodhohet pafundësisht.
/21 Jan 2011/A.D. në www.lajmet.com