Zeripress-Ishte shërbimi i fshehtë i policisë së Jugosllavisë UDBA që urdhëroi vrasjen e kryeministrit suedes Olof Palme  25 vjet më parë, thotë një ish-spiun jugosllav në magazinen gjermane Fokus.

Detajet e reja u shfaqën gjatë një seance të marjes në pyetje të  ish spionit  Vinko Sindicic nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm gjerman dhe nga ana e policisë bavareze kriminale. Sipas Sindicic 67-vjeçar,agjentët jugosllav e kan përcjellë 24 orë kryeministrin Palme dhe kan gjetur boshllëqe  të sigurisë rreth tij.

Vrasjen aktuale, në përputhje me Focus e ka kryer një vrasës me para, i cili  tani është 65 vjeç dhe jeton në Zagreb në Kroaci, ku ai punon për një kompani private të sigurisë. Në kohën e vrasjes njeriu jetonte në Hamburg, pohon ish spiuni.. 

Ai gjithashtu pohon se arma e vrasje, një revole Smith & Wesson, në kohën e tij ishte kontrabanduar në Stokholm në një anije nga SHBA.

Marrjes në pyetje në të cilat informata në lidhje me vrasjen Palme doli në shesh, duhet të ishin dorëzuar  në Suedi  në vitin 2008, por policia suedezenuk  ndërmori asnjë veprim të mëtejshëm.

Policia thotë se tani, sipas agjencisë së lajmeve norvegjeze NTB, informacionet do të studiohen.

Olof Palme u vra në rrugë në Stokholm më 28 Shkurt 1986 duke u kthyer në shtëpi nga kinemaja ku kishte qenë bashkë me të shoqen e vet.I pandehuri  Christer Pettersson u dënua për vrasje, por me pas u lirua. Vrasja është ende një mister.

Ish spiuni  Sindicic argumentoi se inteligjenca UDBA e ndërmorën kët komplot për të nisur një fushatë të madhe kundër emigranteve kroat ,duke u munduar që faji tu ngelet atyne.

Në vitin 2009 nga dëshmia që solli  Sindicic  për vrasjen e një disident jugosllav në Wolfratshausen qytetin jugor gjerman në vitin 1983 ishte zgjidhur përfundimisht. Një ish-spiun jugosllave  u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata rajonale në Mynih.