Rektori i Universitetit të Prishtinës, Z-Mujë Rugava vizitoi Konsullatën e Kosovës në Shtutgard
Universiteti i Prishtinës, ka qenë i pari institucion, i Arsimit të lartë në vend.Roli i tij është madhorë.Universiteti në gjirin e vet ka shkolluar gjenerata të tëra intelektualësh, të cilët me punën dhe sakrificën e tyre, kanë bërë që Kosova të ecë drejtë emancipimit dhe lirisë saj.
Shkruan: Kadri Gërvalla
Ditë më parë, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard e vizitoi Rektori i Univesitetit të Prishtinës,z Mujë Rugova . Kemi qenë të nderuar u shprehën, Konsulli z-Faket Kajtazi,zv-Konsulli z-Ymer Lladrovci dhe asistentëja zonja Statovci që patëm për vizitë ,të nderuarin prf.dr. Mujë Rugovën,rektorin e UP-së.
Z- Rugova,kishte marrë pjesë edhe në një mbrëmje për Kosovën në Sigmaringendorf të Gjermanisë, organizuar nga pala gjermane në bashkëpunim edhe me ambasadën e Kosovës në Gjermani.Konsulli z-Kajtazi e njoftoi profesorin , rrethë punëve në konsullatë,takimet me studentët shqiptar që janë duke ndjekë studimet në Shtutgard,ndihmën që ju afron atyre konsullata,për informacionet e bashkëpunimit në fushën e Arsimit etj.
Konsulli z-Kajtazi ka kërkuan nga i pari i Universitetit të Prishtinës,për një angazhim në të ardhmën ,rreth organizimit të mësimit plotsues në gjuhën shqipe,pasi që ne Gjermani jetojnë një numer i madhë shqiptarë nga Kosova,dhe mundë të thuhet se arsimimi është edhe një digë kundër asimilimit. Kërkuam ndihmën edhe me tekste shkollore,për nxënësit të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe dhe biseduan për gjithëqka rrethë kësajë fushe të rëndsishme.
Diplomati kosovar z-Kajtazi njoftoi rektorin edhe rreth takimit qe kishte pas me ministrën per Rini Sport dhe Kultur,zonj-Schick. Kjo ministri së bashku edhe me ministrinë e Arsimit ne Baden Württemberg, per arsimtaret qe punojn me nxënësit shqiptar ka nda mjete financiare dhe do ishte mire qe edhe ministria e Arsimit të Kosovës,edhe ajo ti ndihmon arsimtaret.Me z-Rugova u bisedua edhe rreth mundesisë së binjakzimit te Universiteteve atij nga Kosova dhe disa Universitetëve ne BW.Mandej, po ashtu edhe afrimit te mundesise se ardhjës se studentëve nga Kosova per punë praktike ,specializim dhe doktorim etj.
Rektori i njoftoi se në UP, ka rrethë 2000 puntorët e tij që bartin përgjegjësin për arësimin profesional dhe shkencor.UP, me 17-fakultete dhe rrethë 40.mijë student dhe studenëte është një vatër e dijës dhe vlerë kombtare.
Prandaj, mundesitë për specializimin dhe punet praktike ne Universitetet evropiane e sidomos ketu ne Gjermani do ishte nje rezultat pikrishte edhe i diplomacisë kosovare, e cila ka zgjeruar aktivitetin e sajë kudo .
Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgard, është duke e shtrirë aktivitetin e sajë diplomatik ne Landin e Bajerit dhe të Baden Württembergut, si dhe është duke e kryer sherbimet konsullore për mërgimtarët edhe pse me nje staf shumë të vogel, por i cili po kryenë punë të mëdha.